“Përpjekjet e Izraelit për të thyer vullnetin e palestinezëve do të dështojnë”

Lëvizja Hamas njoftoi se përpjekjet e Izraelit për të thyer vullnetin e palestinezëve duke vrarë njerëz dhe duke kryer krime do të dështojnë.

Hamas dha një deklaratë me shkrim pasi policia izraelite martirizoi dje në Kudsin Lindor nën okupim palestinezin Ahmed Mustafa Erekat.

“Përpjekjet e Izraelit për të thyer vullnetin e palestinezëve duke vrarë njerëz dhe duke kryer krime do të dështojnë. Rezistenca është e vetmja rrugë për të penguar Izraelin nga krimet që kryen dhe sulmet ndaj popullit të Palestinës”, thuhet në deklaratë.

Më tej thuhet se “Gjaku i derdhur i Erekat, do të jetë lënda djegëse e rezistencës”.

Palestinezi 27 vjeçar Ahmed Mustafa Erekat u qëllua për vdekje dje nga policia izraelite me arsyetimin për “përpjekje për sulm me automjet” në afërsi të rajonit Abu Dis të Kudsit Lindor nën okupim.

Në një deklaratë më parë nga policia izraelite thuhej se “U qëllua personi i cili sulmoi me automjet policët në pikën e kontrollit ushtarak Container në afërsi të Abu Dis”.

Gjithashtu në deklaratën ku u bë e ditur se drejtuesi i automjetit që u plagos humbi jetën theksohej se është plagosur lehtë edhe një polic.

Forcat izraelite vazhdojnë shkeljet e tyre kundër palestinezëve me pretendimin për “përpjekje me sulm me thikë” ose “përpjekje për shtypje me automjet”, ndërsa organizatat e të drejtave të njeriut akuzojnë Izraelin për ekzekutime pa gjykim kundër palestinezëve./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne