Përplasen dy tramvaj në Strasburg, raportohet për dhjetëra qytetarë të plagosur! Ja çfarë dyshohet se shkaktoi aksidentin

Një aksident mes dy tramvajeve ka ndodhur në Strasburg, ku raportohet se kanë mbetur të plagosur rëndë të paktën 20 persona.

Sipas raportimeve nga mediat franceze, mësohet se dy tramvajet u përplasën në tunelin që të çon në stacionin e qytetit.

Vetë zjarrfikësit e Strasburgut raportuan në “X” se një aksident me tramvaj kishte ndodhur në stacionin qendror në Strasburg.

WhatsApp Image 2025-01-11 at 17.09.34

Ata gjithashtu bënë thirrje për shmangien e zonave të Place des Halles, Gare, Bulevardit du Président -Wilson për të lehtësuar aksesin emergjent në zonë.

Mësohet se aksidenti u shkaktua kur një nga tramvajet ka ndryshuar kurs, duke goditur tramvajin e dytë që ishte ndaluar në stacion./Panorama

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne