Përplasja e “EMS” për Portin e Durrësit/ Reagon Ambasada Gjermane : Është në interes të të dyja vendeve që kompanitë tona të investojnë në Shqipëri!

Së fundmi Ambasada Gjermane ka deklaruar se po ndjek me vëmendje zhvillimet në lidhje me koncesionin e kompanisë gjermane EMS  në portin e Durrësit. “Procedurat vazhdojn por nuk mund të shprehen” është thënë në njoftim.

“Është në interes të dy vendeve tona që kompanitë gjermane dhe kompani të tjera ndërkombëtare të gjejnë një mjedis tërheqës për investime në Shqipëri. Për këtë janë thelbësore kushtet e drejta dhe ligjore”, thuhet në këtë reagim të Ambasadës.

Vlen të kujtojmë se EMS akuzoi të shtunën APD-në për veprime arbitrare, pasi kishte hyrë me forcë në terminal, në orët e para të mëngjesit dhe kishte bllokuar me blloqe betoni ushtrimin e veprimtarisë së kompanisë koncesionare.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne