E fundit/ Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj merret në pyetje në SPAK!

Pas skandaleve të njëpasnjëshme të qeverisë Rama erdhi rradha e Anila Denaj. Diten e sotme ish ministrja është marrë në pyetje nga SPAK.

Denaj është paraqitur e vetem në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa nuk dihen arsyet se pse është thirrur në SPAK.

Thuhet së është pyetur për çështjen e sterilizimit. Vlen të kujtojmë  se koncesioni i sterilizimit është kallëzimi i parë në SPAK, ndërsa përveç saj disa herë është thirrur dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Prej disa ditësh në qendër të vëmendjes së diskutimeve të politikës është afera e inceneratorëve, ndërsa ish-paraardhësi i saj, Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Anila Denaj mori postin e Ministres së Financave në dhjetor 2018, deri në shtator 2021, kohë kur u zëvendësua nga ministrja aktuale Financave Delina Ibrahimaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne