Përplasja me armë në Kinostudio, kush është Rivelino Mumajesi, e shkuara e tij nuk është e panjohur për policinë

Mëngjesin e sotëm u zbardhën detaje të reja lidhur me ngjarjen e mbrëmshme në Kinostudio. Dy grupe të rinjsh u përplasën me armë zjarri në një lokal bastesh në orët e vona, e për pasojë tre prej tyre u plagosën.

Të lënduar mbetën Juxhin Mumajesi 24 vjeç, Ibrahim Durollari, 28 vjeç dhe Rivelino Mumajesi, 36 vjeç.

Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për policinë.

Jo më se një vit më parë, ai u skedua nga polica lidhur me një tjetër atentat po në Kinostudio.

Në prill të 2017-ës u plagos rëndë Eduart Duka në zonën e “Kinostudios”, ngjarje që u pasua me identifikimin e dy autorëve të krimit, që sipas policisë dhe prokurorisë së Tiranës, ishin kushërinjtë e të dëmtuarit, Leonard dhe Erlis Duka.

Ndërkohë pak ditë më vonë prokuroria e Tiranës i’u drejtua gjykatës së kryeqytetit, ku kërkonte prej saj autorizimin për të kryer një kontroll në banesën e shtetasit, Rivelino Mumajesi.

Ky i fundit banon jo shumë larg vendit ku ndodhi plagosja e rëndë e shtetasit Eduart Duka. Mumajesi kishte shoqëri të ngushtë me dy atentatorët Duka, dhe për pasojë prokurorët ngritën dyshime të forta se, ai mund ti kishte ndihmuar ata, në largimin e shpejtë ose në fshehjen e armës së krimit apo motorit tip “Papaq”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne