Raporti vjetor “Fëmijët dhe Konflikti i Armatosur” po ashtu nxjerr në pah se, në vitin 2017, janë raportuar mbi 21,000 shkelje të të drejtave të fëmijëve, çfarë nënkupton një rritje të mprehtë nga viti paraprak, kur janë raportuar rreth 15,500 raste të tilla.
Në Siri, fëmijët kanë pësuar numrin më të madh të shkeljeve të të drejtave të tyre, thekson raporti.
Sipas tij, krizat në Republikën e Afrikës Qendrore, në Republikën Demokratike të Kongos, në Mianmar, në Sudanin e Jugut dhe në Jemen kanë kontribuar po ashtu në rritjen e dhunës ndaj fëmijëve.
“Kur shtëpitë dhe shkollat sulmohen pa mëshirë, kur strehat e sigurta bëhen shënjestra, si mund të ikin djemtë dhe vajzat nga brutaliteti i luftës? Është e neveritshme”, tha Virgina Gamba, përfaqësuese për fëmijë e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.