Serbët përkujtojnë sot humbjen e Betejës së Kosovës

Serbë nga Serbia dhe Kosova sot në e Graçanicë dhe Gazimestan, shënojnë festën që ata e quajnë Vidovdan, e cila përkon me 629 vjetorin e humbjes së Betejës së Kosovës.

Manifestimi në Graçanicë tanimë ka filluar.

Policia e Kosovës i ka kryer të gjitha përgatitjet sa i përket planit të sigurisë.

Betejën e humbur të Kosovës, serbët e ardhur nga Serbia, por edhe nga vise të ndryshme të Kosovës, e shënojnë me ritet e tyre fetare të festës së Vidovdanit.

Festa e Vidovdanit, që për serbët do të thotë pasqyrim i popullit serb dhe dëshmi e asaj se kush çka ka qenë, sivjet shënon edhe 629-vjetorin e Betejës së Kosovës, ku ishte vrarë sulltan Murati i Turqisë, por nga e cila betejë Serbia kishte dalë e humbur nga ushtria turke.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne