Përplasja vazhdon/ Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave të zhbllokojë pagat e magjistratëve në Lezhë

Një tjetër vendim gjyqësor urdhëron Ministrinë e Financave dhe Degën e Thesarit në Lezhë të zhbllokojnë menjëherë pagat e gjyqtarëve dhe administratës së Gjykatës së Lezhës.

Padia është depozituar nga vetë Gjykata e Lezhës, pas bllokimit të listëpagesave për muajin gusht.

Kriza e pagave në sistemin e drejtësisë u krijua pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, në zbatim të kërkesës së Gjykatës Kushtetuese. Pas skadimit të këtij afati, KLGJ dhe KLP vendosën që, nga 1 gushti, paga referuese të llogaritej mbi bazën e 222 mijë e 425 lekëve, plus 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin.

Por Ministria e Financave nuk ekzekutoi listëpagesat sipas kësaj formule, duke argumentuar se përcaktimi i pagave është kompetencë e Kuvendit.

Tashmë, me vendimin e Gjykatës Administrative, Ministria e Financave dhe Thesari në Lezhë urdhërohen të bëjnë menjëherë ekzekutimin e pagave./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne