Përplasje në Delvinë, banorët kundër gurores, pamjet kur përfaqësuesi i firmës i gjakosur godet kamerën e Report Tv

Tension dhe përplasje në fshatin Bajkaj në Delvinë që ka përfunduar me lëndimin e disa personave. Shkak është bërë leja për një gurore në këtë fshat. Report Tv sjell pamjet e ngjarjes në Delvinë. Banorët e fshatit janë kundër. Ata kanë protestuar kundër hapjes së gurores në këtë zonë.

Të irrituar se askush nuk i ka pyetur dhe se askush nuk i kishte lajmëruar për dëgjesën që ishte planifikuar për ditën e sotme, banorët kanë shkuar dhe janë konfliktuar me përfaqësuesit e firmës. “Hapja e kësaj guroreje nuk i shërben komunitetit, përkundrazi prish bimësinë dhe ndot mjedisin” shprehen ata.

Banorët janë përplasur dhe përfaqësuesit e firmës ‘Dinamika’, teksa njëri prej tyre i gjakosur ka reaguar dhunshëm duke goditur kamerën e Report Tv. Banorët kanë firmosur një peticion drejtuar kryeministrit, ministrive të Infrastrukturës, Mjedisit dhe bashkisë Delvinë duke i kërkuar që të anulojë lejen për guroren që është planifikuar./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne