VIDEO/ Punimet tek Unaza e Madhe, fadromat e IKMT-së rrafshojnë gjashtë godina

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit ka nisur sot aksionin në lotin lindor (III) ku do të ndërtohet Unaza e Madhe e Tiranës.

Sipas njoftimit, do të prishen në këtë fazë të parë, gjashtë objekte, një dhe dy katëshe.
“Objektet janë të shpronësuara sipas ligjeve.

Nuk ka pasur përplasje apo kundërshti nga banorët. IKMT ka përfunduar aksionin për lotin I dhe lotin II ku kanë filluar tashmë punimet për ndërtimin e unazës”, thuhet në reagimin e shpërndarë në rrjetet sociale./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne