Gjykata ka vendosur të ndryshojë gjyqtarin që do të shqyrtojë ankimimin e Ajola Xoxës kundër sekuestrimit të celularit dhe dokumenteve të zyrës ligjore “Partners Law”.
Fillimisht, çështja ishte caktuar për shqyrtim nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila është tërhequr përkohësisht për arsye shëndetësore, duke depozituar një raport mbi paaftësinë e përkohshme në punë. Në vend të saj, shqyrtimi i ankimit i është kaluar gjyqtarit Engert Pëllumbi.
Ankimi i Xoxës lidhet me vendimin e Gjykatës së Posaçme të datës 20 dhjetor 2024, që autorizoi sekuestrimin e sendeve të saj. Çështja është regjistruar më 12 shkurt 2025 dhe do të shqyrtohet nga trupa gjykuese monokratike, bazuar në dispozitat e miratuara nga gjykata për rastet urgjente./gazetaimpakt