Përse duhen bërë falas testimet e PCR COVID-19 dhe problemet me shtrimet në Spitale

Nga: Pirro Prifti

Situata e jashtzakonshme që po përjetojnë në përiudhën e vjeshtës së dytë të vitit 2020 për sa i përket shtimit të rasteve me COVID-19 në popullatën e Shqipërisë, është e njëtjë me dhe situatën në vëndet fiqnjë të ballkanit sdheë të Eurpoës.

Është urgjente respektimi i masave të rekomanduara nga Komiteti i Ekspertëve nëpërmjet Ministisë së Shëndetësisë për tre hapat kryesore të Parandalimit të këtij infemksioni viral që pëson mutacione të vazhdueshme cdo tre muaj si:

-Duhet të shmangim grumbullimet, të ruajmë distancimin fizik për të parandaluar përhapje e COVID-19.

-Maska mbrojtëse tashmë është një mjet i gjithëpranuar për dobinë e saj.

-Larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimi tyre ndalojnë infektimin nga SARS-COV2.

Po ashtu edhe mbajtja  përdorimin ditor rekomandohen sendet personale që duhet të kemi me vete për parandalimin e Covid-19:

Maskë, dezinfektant, larës duarsh, shishe personale, kartëpeceta dhe vitaminë C.

Dihet se Protokollet për Profilaksinë e COVID-19 kanë edhe disa veçori të cilat popullata duhet ti dijë edhe pa shkuar tek Mjeku i Familjes në mënyrë që ti marrë në Farmaci.

Këto  medikamente që mund të merren pa recetë mjeku dhe që duhen dhënë falas ose me çmime shumë të lira , në fakt kanë pësuar rritje çmimi të jashtzakonshëm në këtë periudhe 8 mujore si p.sh., çmimet e vitaminës C vitaminës D, Zinkut,, dhe në përgjithësi të të gjitha vitaminave apo Vitaminave Kompleks, gjë që rëndon shumë në kostën familjere tëçdo familjeje shqiptare.

Protokolli më i thjeshtë për Profilaksinë e COVI-19 për persona pa ndonjë sëmundje shqoërues por dhe për persona që kanë sëmundje shoqëruese është ky:

Protocol i modifikuarpër Pacientët me risk të lehtë dhe të moderuyar:

Elemental Zinc 25mg 1 herë në ditë

Vitamin C 1000mg 1 herë në ditë

Vitamini D- 2.000 UI herë në ditë

Quercetin 500mg 1 herë në ditë

Protocol i modifikuarpër Pacientët me Risk të Lartë:

Elemental Zinc 25mg herë në ditë

Vitamin C 1000mg 1 herë në ditë

Vitamini D- 2.000 UI herë në ditë

Hydroxychloroquine (HCQ) 200mg 1 time a day per 5ditë, pastaj 1 herë në javë ose

Quercetin 500mg 1 herë në ditë.

Kjo ishte për Profilaksinë.

Për Mjekimin në Shtëpi ka rëndësi sigurisht konfirmimi nëse pacienti ka testin PCR është pozitiv, ose negative dy herë pra, itesti i parë dhe i dytë i bërë pas 48h të jetë negative.

Por çfarë ndodh në Shqipëri.

Përveçse ka shumë pak teste, edhe këto teste PVR që janë, ato bëhen me pagesa të larta,një pjesë e tyre  i kanë marrë edhe spitalet private dhe po bëjnë bizness së bashku me institucionet shtetërore duke rënduar jo vetëm financat e qytetarëve shqiptarë por edhe duke pënguar mejkimin apo vonuar mjekimin e tyre, madje dhe shtrimin.

Këtu duhet të vejë dorë mënjëherë qeveria, e cila duhet të sigurëjeë një sasi testesh PCR të majftueshmë për të depistuar popullatën mundësisht dy ose tre herë pra i bije të marrë nga OBSH dhe nga paratë e dërguara nga ndihmat e BE – rreth 3 milion teste PCR, për të mbuluar boshllëqet e depistimit masiv dhe falas.

Në këtë mënyrë do të mund të sigurohet një rezultat i qartë se deri ku ka arritur përhapja e infeksionit në Shqipëri dhe se sa persona duhet të shtrohen në spital sipas kritereve të shtrimit, një nga të cilat esht puls-oximetri në 90%, ose scanner CT i Pulmoneve, apo dhe gjëndje e rëndë ose jo e pacientit.

Profilaksia dhe Mjekimi në Shtëpi për pacientët sidomos për pacientët me Sëmundje shoqëruese duhet të jetë falas dhe të përfshihen nëpërmjet një Urdhëri nga M.SH., që këto mjekime të rimbursohen nga Fondi i Siguracioneve Shëndetësore të Shqipërisë.

Kjo është ndihma që duhet të realizoje shteti për banorët e tij.

Sipas mjekut Alimehmeti, niveli i  vdekshmërisë për million banorë në Shqipëri është i ulut ose mesatarisht i ulët:  “  “Vdekjet për 1 milionë banorë (rend ngjitës): Gjermania – 125.7; Shqipëria – 180; Kosova – 364.4; Maqedonia e Veriut – 481.9; Franca – 562.3 italia – 642.2; Anglia – 688.2; Spanja – 767. 4. Rastet për 1 milion banorë, rend ngjitës, ndikon shumë numri i testeve të kryera: Gjermania – 6.505; Shqipëria – 7.367; Kosova – 10.823 italia – 11.731; Anglia– 15.24; Maqedonia e Veriut – 15.569; Franca – 21.158; Spanja – 25.359. Pra, në indikatorë të shumtë gjendja e Shqipërisë është në situatë mesatare në të lehtë. Patjetër ka ende hapësirë për më mirë nëse merret si shembull Gjermania dhe jo shtetet e tjera”  (https://sot.com.al/aktualitet/alarmi-nga-covid-19-mjeku-alimehmeti-numri-i-vdekjeve-dhe-te-infektua).

Në kundërshtim me gjithollogët fatkeqësisht dhe ndonjë mjek të cilët nxijnë realitetin dhe përhapin panik të cilët pretendojnë se `karantinimet e pjeëshme janë të dështuara`, situate në Shqipëri është duke u mbajtur nën kontroll, por duhen përmirësuar disa aspekte të cilat do ta bënin vëndin tonë më pak të rrezikuar si p.sh., masat që do të merren duke filluar nga dita e mërkurë për mbylljen e bareve dhe lokaleve nga ora 22.00-6.00 të mëngjezit.

Por problem më i rëndë janë shtrimet në Spital dhe bërja e vonimi i përgjigjeve të  testeve për COVID-2019.

Shtrimi në Spitalet publike është vështiraur edhe për një arësye e cila nuk përmëndet apo nënvlerësohet: mitmarrja, kjo plagë e rëndë e Mjekësisë shqiptare që duhet të marrë fund njëherë e mirë.

Mitmarrja po pengon dhe dëmton pacientët dhe familjet e tyre në mjekimin adekuat të pacientit në spitalet publike. Këtu duhet të verë dorë shteti dhe M.SH., urgjentisht duke penalizuar atë personel shëndetësor i cili përdor mitmarrjensi mjet për të shtruar Drejtoritë e Spitaleve Publike duhet të marrin nën kontroll shtrimin e pacientëve dhe administrimin e medikamenteve falas tek këta pacientë.

Së dyti shtrimet në Spitale duhet të përfshijnë dhe spitalet private duke rimbursuar këto spitale për mjekimin e pacientëve që mund të shtrohen në rast tej mbushjeje të spitaleve publike.

Përsa i përket Spitaleve Private, të sëmurët me covid-2019 duhet të mjekohen gjithashtu falas por shteti të rimbursojë spitalet private nëpermjet Fondit të Siguracioneve Shëndetësore.

Në këtë mënyrë qeveria jonë e  nderuar duhet të shpenzojë për banorët e vëndit të saj të gjitha ndihmat që i janë dhënë për Shëndetësinë rreth 40 milionë euro për të rimbursuar mjekimet në shtëpi dhe në spital të pacientëve.

Janë rreth 350 pacientë të shtruar dhe disa mijra pacientë që marrin mjekim në shtëpi apo profilaksi.

Me këtë duhet të merret Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

Ky është prioriteti i këtij Fondi të nxjerrë faturën përkatëse për profilaksi dhe mjekim të pacientëve me COVID-2019.

Shpresojmë se M.SH., Qeveria shqiptare Komiteti i i ngritur në varësi të M.S.H,  të shikojë këto probleme të ngritura me seriozitet në mënyrë që të mbahet nën kontroll pandemia në Shqipëria duke patur sa më pak vdekje dhe  sahpenzime të tepërta dhe të papërballueshme nga populli për profilaksinë dhe mejkimin e COVID-19./GazetaImpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne