Ministri i Jashtëm francez: Parisi ka respekt të thellë për Islamin

Jean-Yves Le Drian, i cili udhëtoi në Egjipt pas fushatës së bojkotit të filluar kundër Francës në botën islame dhe arabe, u takua në Kajro me homologun e tij egjiptian, Sameh Shoukry.

Në një konferencë për shtyp mbajtur në fund të takimit, Le Drian tha:

“Parisi ka respekt të thellë për Islamin dhe myslimanët i shikon si pjesë të Francës. Ajo me çfarë luftojmë ne është radikalizmi dhe terrori”,- tha shefi i diplomacisë franceze.

Duke deklaruar se në takim kishin biseduar gjithashtu për krizën libiane, Le Drian vuri në dukje se Franca dhe Egjipti duan që mercenarët të tërhiqen nga Libia dhe të respektohet embargoja e armëve që është vendosur nga Kombet e Bashkuara (OKB).

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry vuri në dukje rëndësinë e krijimit të shtetit palestinez, vendosjen e një paqeje të drejtë dhe të plotë dhe rëndësinë e zgjidhjes me dy shtete./Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne