Francë – Melenchon, lideri i ekstremit të majtë, njofton kandidaturën e tij për president

Jean-Luc Melenchon, udhëheqësi i Lëvizjes Franca e Papërkulur (LFI) e ekstremit të majtë, ka njoftuar emërimin e tij për president në zgjedhjet e vitit 2022.

Në deklaratën e bërë në kanalin televiziv “TF1” Melenchon tha se shoqëria franceze është në një ngërç dhe se ata kanë mundësitë dhe programin për të zgjidhur problemet.

Duke njoftuar se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, Melenchon tha se dëshiron të mbledhë 150.000 nënshkrime nga populli për kandidaturën e tij.

Melenchon tha se kandidatura e tij u diskutua brenda partisë dhe se nuk kishte asnjë kandidat tjetër.

Jean-Luc Melenchon është politikani i parë në vend që shpalli kandidaturën e tij për president në zgjedhjet në vitin 2022.

Melenchon, një ligjvënës i ekstremit të majtë, garoi në zgjedhjet presidenciale në 2012 dhe 2017, duke përfunduar i katërti në raundin e parë të zgjedhjeve të fundit me 19.58 për qind të votave.

Për të fituar zgjedhjet presidenciale në Francë duhet të merren të paktën 50 për qind të votave në raundin e parë. Nëse nuk ka shumicë të thjeshtë në raundin e parë, dy kandidatët me më shumë vota garojnë në raundin e dytë. Kandidati, i cili fiton në këtë raund me më shumë vota zgjidhet për president të vendit./Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne