Përse nuk u bashkuan 4 vilajetet shqiptare para dhe pas 1878?
Nga Azem Kovaçi
“Nga viti 1846 e në vazhdim prifti katolik Gaspër Krasniqi (nëpërmjet tij) u vendosën kontakte me udhëheqësin/bajraktarin e fisit mirditor. Ku para nëpërmjet peshkopit të Malit të Zi për të mbështetur një rebelim mirditor në Shqipëri filluan te vinin.
Ne te njejten kohe Mirdita refuzoi t’i përgjigjej thirrjes osmane gjatë luftës së shkurtër osmano-malazeze të vitit 1862. Gaspër Krasniqi dhe më pas pasardhësi i tij si Igumeni i Mirditës, Prenk Doçi, vazhduan marrëdhëniet e fshehta me Malin e Zi Keto marredhenie u bënë mjaft të njohura ku Prenk Doçi iu gjeten evidenca ku nxiste perçaje dhe kryengritje fetare, keshtu ai fillimisht u burgos nga Porta e Larte dhe më pas u dërgua për gjashtë vjet në New Brunswick nga Vatikani (ku vet Vatikani i ekspozuar nga dinakerite, nxitjet per kryengritje ne linja fetare/kryqezate).pra u detyrua te largonte Igumenin katolik mirditor Prenk Doçi.
Duhet thene qe po ashtu joshja që politikanët serbë i ofronin bajraktarit te Mirditës, ishte ideja e një principate të pavarur katolike veriore shqiptare Duhet thene qe nje ide e tille me te vertete nxite perçaje dhe kjo pati efekte psikologjike.
Natyrisht që qëllimi i nje ideje te tille (principate katolike), për sa i përket serbëve, ishte thjesht të inkurajonte një ngritje diversioniste/perçarese ne vija fetare.nder shqiptare, ku si rezultat mund t’i ndihmonte serbet të kapnin territore shqiptare ku u interesonte atyre. Ne fakt dihet dhe pane qarte qellimrt e serbeve pak vite me vone – kur shteti serb u forcua edhe me tej ai pushtoi Kosovën, ku ambiciet terroritoriale te serbise u shtrine edhe në pjesën më të madhe të Shqipërisë veriore. (Faqja 189. Sir Noel Malcolm ‘Kosova një histori e shkurtër’ botuar në Londër 1998).
Në vitet 1876-1877, një vit para Lidhjes së Prizrenit, klanet malesore katolike, veçanerisht Mirdita, kishin një projekt politik të ndryshëm: ai ishte plani për krijimin e një principate shqiptare katolike autonome ose plotësisht të pavarur.Ideja kishtei pëlqimin e kreut/bajraktarit të Mirditës, Prenk Bib Doda.
Në vitin 1876, Princi Nikolla i Malit të Zi u përpoq shumë për të inkurajuar/financuar ambiciet e tij, pasi e dinte se një kryengritje katolike kundër osmanëve do ta bënte me të lehtë për trupat e tij të pushtonin shumë me shume territore shqiptare;
Italia dhe Austro-Hungaria, po ashtu si fuqi mbrojtëse katolike, gjithashtu u interesuan për qëllimet e tyre dhe një delegacion nga një komitet arbëresh në Italinë jugore ofroi mbështetje dhe armë.per nje principate te tille katolike.
Më 1877, Prenk Bib Doda udhehoqi një rebelim dhe i dërgoi kërkesë Malit të Zi për armë dhe para, por kryengritja u shtyp nga trupat arnauto- osmane. Ne te njejten kohe Prenk Bibe Doda mblodhi krerët e disa klaneve katolike fqinje dhe dërgoi një peticion të përbashkët në Kongresin e Berlinit në qershor 1878, duke i kërkuar Kongresit qe të krijonte një principatë autonome të Mirditës. . (Faqet 218 -9)
Në fakt, në periudhën 1866-1869 (8.vjete para.Lidhjes se Prizrenit) Porta e Larte e konsideruan seriozisht krijimin e një vilajeti të vetëm shqiptar që të përfshinte të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën dhe pjesën më të madhe të Maqedonisë dhe një pjesë të Bullgarisë. Synimi ishte frenimi i nacionalistëve sllavë dhe fakti që kjo zonë do të kishte bashkuar pjesën më të madhe të popullsisë shqiptare nuk i shqetësonte autoritetet (faqe 192).
Por për shkak të kryengritjes së Mirditës dhe shtetet sllave te cilat duke përdorur taktikat përça dhe pushto mbi baza fetare bene qe shteti osman te hezitoje në bashkimin e katër vilajeteve shqiptare në një vilajet autonom shqiptar.
Përveç kësaj, në vitin 1880, katër vjet pas Lidhjes së Prizrenit, vilajeti i bashkuar shqiptar perseri u konsiderua nga Porta e Larte. Bashkimi i kater vilajeteve kishte njëfarë mbështetjeje diplomatike edhe nga Britania, e cila po merrte (në mënyrë të pazakontë) një rol aktiv në gjeopolitiken Ballkanike dhe çështjen shqiptare: Ne fakt, zyrtari i lartë, Lordi Edmund Fitzmaurice, i shkruante nga Stambolli Sekretarit të jashtëm Britanik duke e përgëzuar idene e perbashkimit te kater vilajeteve shqiptare dhe forcimin e faktorit shqiptare.
Dhe më 30 maj 1880, pas debatesh të gjata, Këshilli i Ministrave Osman ra ne dakord qe te bashkonte kater vilajetet shqiptare. Këshilli i Ministrave ndryshoi vendim dy /tre jave me pas – kjo si rezultat i trazirave qe ri-filluan ne vilajetin Kosovës.
Arsyeja dhe hezitimi i shtetit Osman duket se ka qenë qe nese një vilajet i vetem autonom shqiptar do te formohej, rrjedhimisht do të copëtohej shume shpejt nga konfliktet e brendshme (te nxitura nga sllavet) ndermjet shqiptarëve të krishterë dhe shqiptareve myslimanëve dhe se kjo do t’u jepte fuqive të jashtme (jo vetëm shteteve sllave, por edhe Italisë dhe Austro-Hungarisë) një justifikim për të ndërhyrë dhe copetuar edhe me tej. (Faqet 224-225)
BURIMI: BOOK ” KOSOVO A SHORT HISTORY ‘ PUBLISHED IN LONDON IN 1998
Faqet 189, po aty 218, 219, 224 and 225)
Foto: Abedin Pashe Dino. Minister i jashtem i Perandorise Osmane ne te njejten kohe edhe ideator/organizues dhe perkrahes i Lidhjes se Prizrenit