Perse shqiptaret behen intolerante kur mesojne origjinen serbe te Skenderbeut?

Ne videon me siper Dr. Olsi Jazexhi dhe Petro Prodani diskutojne mbi origjinen serbe te Skenderbeut, sulmin kunder historianit Paskal Milo, filo-turqizmin e shqiptareve 100 vite me pare dhe manipulimin e historise nga grupet nacionaliste.

Citohet intervista e Prof. Paskal Milos me Mustafa Nanon ne ABC News mbi familjen serbe te Skenderbeut: https://www.youtube.com/watch?v=U0vqM…

Diskutohen edhe marrezite e Marin Memes ne emisionin e tij mbi Ibrahim Dalliun ne emisionin Gjurme Shqiptare: https://www.youtube.com/watch?v=7PiNo…

 

Me pas diskutohete mbi osmanizmin e shqiptareve ne kohen e fundit te Perandorise Osmane, kulturen e tyre osmane dhe bizantine, origjinen serbe te Skenderbeut dhe refuzimin e historianeve zyrtare shqiptare qe te pranojne qe Shqiperia ka qene pjese e Bizantit dhe Perandorise Osmane.

Bisedohet mbi Shqiperine ne kohen e Ibrahim Dalliut dhe perpjekjet e shqiptareve per ti qendruar besnike Portes se Larte te Stambollit dhe refuzuar agresionin austriako – italian. Flitet per procesin e turqizimit dhe tani te amerikanizimit te shqiptareve. Si shembull merret tallavaja turko – amerikane e Toptani Shopping Center emri real i te ciles duhet te jete Toptani Alışveriş Merkezleri dhe tregohet sesi gjuha shqipe u de-turqizua duke i dhene fjale italiane dhe amerikane.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne