Persekutimi i muslimaneve: Bardhi Guza lengon ne burg per ti bere qejfin aparteidit te Izraelit!

Ne videon me poshte Dr. Olsi Jazexhi diskuton persekutimin e muslimaneve ne Shqiperi nga regjimi i Rilindjes se Edi Rames. Flitet per vuajtjet e muslimaneve qe nga koha e komunizmit e deri pas grushtit te shtetit te organizuar ne 1997 kunder qeverise se Sali Berishes. Permenden me dhjetra besimtare dhe hoxhallare qe nga Erzen Uka. Bekim Protopapa, Ergys Fasllia, Medat Hasani dhe Xhezair Fishti, Kastriot Duka, Verdi Morava, Roland Kryemadhi, Genci Balla, Bujar Hysa, Maks Ciciku, Artan Kristo etj te cilet jane burgosur, arrestuar, kercenuar me akuza fallso dhe denuar vetem per faktin se jane shqiptare muslimane qe besojne Muhamedin, Kuranin dhe i perkasin qyteterimit Islam.

Diskutohet rasti i Bardhi Guzes i cili eshte burgosur si ‘terrorist i rrezikshem’ prej 6 muajsh vetem per 4 komente emocionale qe ka bere ne Facebook kunder krimeve te ushtrise izraelite kunder palestinezeve. Ne nje kohe kur ekstremistet katolike sulmojne hidrocentrale, bejne thirrje per vdekje te shqiptareve, sllaveve, grekeve dhe turqve dhe nuk i denon njeri, policia e antiterrorit nuk le rast pa marre masa ekstreme kunder muslimaneve shqiptare. Rasti i Bardhi apo Eduard Guzes, i cili lengon ne biruce prej 6 muajsh larg familjes se tij vetem per 4 komente – qe jane te denueshme moralisht – ne Facebook eshte rast perfekt qe tregon dhunen ekstreme islamofobike shteterore kunder qytetareve shqiptare te cilet guxojne te kritikojne rendin boteror, regjimin aparteidal te Izraelit dhe abuzimet qe ai ben me muslimanet e Palestines.

Bardhi Guza eshte i burgosur politik dhe mbahet ne burg nga qe ne postimet e tij ne internet ai pozicionohet me Palestinen kunder dhunes se regjimit pushtues te Izraelit. Bardhi, baba femijesh, punetor ndertimi i cili nuk shet droge dhe nuk vret njerez sikur shume pushtetare ne Shqiperi, mbahet i izoluar per ‘nje fjale goje’ kunder ‘cifuteve’, ndersa personat e tjere qe ne shoqerine tone kercenojne muslimanet, turqit, sllavet, arabet dhe greket jane te lire dhe ligji nuk funksionon kunder tyre. Ne video diskutohen edhe presionet qe policia e antiterrorit ben kunder qytetareve musliman shqiptar te cilet kercenohen qe te mos bejne protesta demokratike per te mbrojtur hoxhallaret dhe kerkuar te drejtat e tyre demokratike qe ua garanton ligji. Atyre u kerkohet qe te behen spiune kunder besimtareve te tjere, te pranojne dhunen e policise, te mos gezojne lirite demokratike qe u garanton ligji, ndersa ne rastin e Bardhi Guzes i kerkohet qe te pranoje fajin dhe veteshpallet terrorist ne menyre qe ta denojne 2 vjet, ndersa ne te kundert e kercenojne me 10 vite burg. Kercenimet dhe deshira per te denuar me cdo kusht Bardhi Guzen behet nga segmente kuislinge te korruptuar te policise qe kerkojne ti bejne qejfin Izraelit duke bere kurban neper burgje muslimanet shqiptar kunder ligjeve dhe konventave te shtetit shqiptar.

Shembujt e muslimaneve te denuar dhe persekutuar ne vendin tone provojne me fakte regjimin e eger policor dhe anti-musliman qe ka themeluar regjimi i Rilindjes; regjim qe per hir te nje shteti te huaj, Izraelit, burgos, rreh dhe kercenon me qindra qytetare dhe taksapagues shqiptare; bij te shqiptareve qe shpetuan cifutet gjate Luftes se Dyte Boterore nga terrorizmi shteteror i Gjermanise Naziste. Ne video besimtareve u kerkohet qe te luftojne per lirite e tyre demokratike dhe te mos tremben nga cubat qe abuzojne me ligjin per ti bere qejfin te huajve.

Besimtareve u kerkohet qe te luten dhe kerkojne ndihme nga Allahu qe te shpetojne nga vuajtjet dhe persekutimi antilogjor i policise se antiterrorit dhe regjimi i Rilindjes. Personat sikur Bardhi Guza etj cilesohen si martiret apo heronjte e Islamit. Ata krahasohen me Shen Astin, martirin e krishter te Durresit i cili u torturua per shkak te besimit te tij pasi nuk pranoi qe ti perulet idhujve te Romes dhe perandorit Trajan.

Koha, historia dhe Allahu do ti nderoje muslimanet qe sot persekutohen per shkak te besimit te tyre dhe perkrahjes per Palestinen ashtu sikur i nderoi ata shqiptare qe u cuan kunder nazizmit dhe shpetuan cifutet nga Holokausti gjerman! Bardhi Guza qe mbahet ne burg per 4 komente emocionale kunder Izraelit, eshte hero i Palestines dhe Islamit te cilin historia do ta nderoj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne