Përsëri 8 ton kanabis shqiptar në Itali

NGA GJERGJI THANASI

Roja e Financës në Bolzano arrestoi një shqiptar 37 vjecar me precedent penalë, i cili pasi ishte dëbuar nga Italia kishte hyrë në mënyrë të kundërligjshme në Itali. Financierët edhe me ndihmën e qenit antidrogë pas kontrollit, që i bë një garazhi, që përdorej nga i arrestuari, zbuluan një sasi droge në të. U kapën 235 gramë kokainë, 5,6 kilogramë hashash si edhe 18,4 kilogramë kanabis. U sekuestruan edhe 10 000 euro si të dyshuara të fituara nga shitja e drogës.

Financierët u alarmuan, sepse kanabisi i kapur ishte ambalazhuar në një pako të madhe dhe 4 pako të vogla. Pakoja e madhe me peshë rreth 10 kg. kishte të shkruar shifrën 777 mbi të. Minimumi në Itali kanë hyrë 776 pako të tjera si kjo pako me kanabis, pra diku te tetë tonët drogë. Një mundësi e tillë i ka alarmaur financierët duke i detyrurar të kërkojnë, se ku janë fshehur rreth 8 (tetë) tonelata të tjera kanabis shqiptar.

I arrestuari u dëbua menjëherë nga Italia nëpërmjet Aeroportit të Fiuminicinos me destinacion Aeroportin e Rinasit. Italianët shpresojnë që të kapin të paktën një pjesë të rrjetit të narkotrafikantëve dhe disa dhjetra kuintalë kanabis nga sasia prej më së paku 8 tonë kanabis, që ka hyrë në itali, në sajë të përgjimeve të telefonatave të narkotrafikantiti shqiptar të dëbuar nga Italia në Shqipëri./ Gazeta Impakt

Burime:
http://www.ansa.it/trentino/notizie/2019/03/04/droga-24-kg-sequestrati-a-bolzano_11aab825-099b-43ba-ac72-4e421da961d9.html

https://www.lavocedibolzano.it/25-chili-di-droga-in-garage-a-don-bosco-arrestato-e-rimpatriato-37enne-albanese/

https://www.ladigetto.it/interno/bolzano/85010-albanese-deteneva-25-kg-di-stupefacente-in-cantina.html

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne