Përshkallëzohet bilanci i përmbytjeve në Iran

Numri i personave që kanë humbur jetën në përmbytjet në Iran është rritur në 62.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ndihmës Emergjente në Iran, Mucteba Halidi bëri të ditur se nga përmbytjet që vazhdojnë prej dy javësh në vend kanë vdekur 57 persona dhe janë plagosur 478 të tjerë.

Ai deklaroi se si pasojë e fatkeqësisë në qytetin Shiraz të rajonit Fars kanë humbur jetën 21 persona, në Gulistan 14, në Mazenderan 8, në Horasanin e veriut 5, në Kohgiluye-Buyer Ahmed 3, në Loristan 5 dhe 12 persona të tjerë kanë humbur jetën në Horasanı Rezevi, Simnan, Hemedan, Huzistan, Kermanshah, Zencan, Kazvin dhe Ilam.

Halidi bëri të ditur gjithashtu se që nga fillimi i përmbytjeve e deri më sot nga 478 të plagosur, 430 prej tyre janë dërguar për kurim në spital.

Nga ana tjetër, sipas lajmit të agjencisë zyrtare iraniane, “IRNA” në rajonin Loristan për shkak të përmbytjeve janë mbyllur rrugët e 620 fshatrave dhe për shkak të shirave që bien pa pushim prej 48-orësh janë dëmtuar edhe 350 ura dhe kanale uji.

Si pasojë e reshjeve të fuqishme, që vazhdojnë për rreth dy javësh në mbarë Iranin janë shkaktuar përmbytje të mëdha me pasojë shumë të vdekur dhe shumë dëme materiale.

Qëndrimi jashtë shteti me leje i Menaf Hashimit, prefekti i provincës së Gulistanit, që është prekur nga fatkeqësia e përmbytjeve, kishte ngjallur debate në vend dhe pas kësaj Hashimi ishte shkarkuar nga detyra./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne