Persona të maskuar hapin zjarr ndaj xhamisë duke plagosur 8 persona, por policia e mohon si sulm terrorist

Tetë persona, mes tyre edhe një vajzë shtatëvjeçare u plagosën kur burra të maskuar hapën zjarr jashtë një xhamie në jug të Francës. Dy burrat që thuhet se ishin të armatosur me një pistoletë dhe pushkë, hapën zjarr pasi turma po linte xhaminë Arrahma në Avignon rreth orës 10.30.

Katër vetë u plagosën në vendngjarje, ndërsa një familje prej katër vetash në një apartament rreth 50 metra larg pësoi plagë nga pjesët e plumbave. Ndër të plagosurit ishte një vajzë shtatëvjeçare.

Dy nga tetë të plagosurit u dërguan në spital, njoftoi La Provence.

Policia tha se nuk po e trajtonte incidentin si një sulm terrorist.

Gjykatësja lokale Laure Chabaud tha se xhamia nuk duket të ishte objektivi i të shtënave, njoftoi media franceze. Sipas raportimeve, sulmi kishte të bënte me një rivalitet bandash.

Mediat lokale thanë se autorët ishin duke vozitur një Renault Clio të zezë dhe u larguan nga skena.

Sulmi vjen disa ditë pasi një burrë u përpoq të shtypte me makinë adhuruesit jashtë xhamisë së Creteilit në Parisin juglindor. Për këtë të fundit, autoritetet thanë se vuante nga skizofrenia. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne