Bota

Perspektiva e marrëdhënieve të Turqisë me BE

Në prag të takimit të nesërm të delegacioneve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë në Bruksel, komesari i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn deklaroi sot se është e një rëndësie të veçantë që kanalet e dialogut mes dy palëve të mbahen të hapura, për çka takimi i nesërm është shumë i rëndësishëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke vënë në dukje se Republika e Turqisë është një fqinj i rëndësishëm i Bashkimit Evropian, komisioneri Hahn tha se në takimin e nesërm do të diskutohet bashkëpunimi në sektorin e energjisë, luftën kundër terrorizmit, sundimin e ligjit dhe lirinë e shprehjes. Tema kryesore e takimit të nesërm do të jetë procesi i integrimit të Turqisë në BE, ndërsa i pyetur të komentojë deklaratën e ministrit turk për BE, Omer Çelik për domosdoshmërinë e hapjes së kapitujve 23 dhe 24, Hahn tha se në parim, ai çdoherë përkrah hapjen e kapitujve të rinj, por se në rastin konkret kjo nuk do të ndodhë nga shkaku i një vendimi të dhjetorit që të mos hapen kapituj të rinj. Hahn foli edhe për tensionet në raportet Gjermani-Turqi, duke thënë se BE-ja paraqet një tërësi dhe se tensionet mes Ankarasë dhe Berlinit ndikojnë edhe mbi shtetet tjera anëtare. Komesari për Zgjerim ka mohuar zërat sipas të cilave mund të ndodhë një bllokadë e fondeve evropiane dedikuar Turqisë sepse siç tha Turqisë i janë alokuar 4.2 miliardë dollarë për periudhën 2014- 2020, por se aktualisht janë zbatuar vetëm 190 milionë.

“Nëse Turqia dëshiron diçka nga BE-ja, atëherë do të duhet të respektojë vlerat e Bashkimit Evropian”, tha Hahn. Kohë më parë, Komisariati i BE për çështjet e të drejtave të njeriut ka kritikuar Turqinë për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut. Nilson Mozhinski komisionar i të drejtave të njeriut pranë BE ka thënë se në Turqi janë mbyllur 151 gazeta dhe media. Ai ka shprehur shqetësimin e BE për gjendjen e të drejtave të njeriut, lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes në Turqisë të cilat janë shkelur dhe përkeqësuar që nga koha e shpalljes së jashtëzakonshme në Turqi. Komisariati i BE i ka bërë thirrje Turqisë që menjëherë të fillojë të bëj adresimin e dështimeve në përmbushjen e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në vend. Një raport i vonuar vjetor i komisariatit të BE për çështjet e të drejtave të njeriut mbi perspektivën evropiane në rrugën drejt anëtarësimit në BE, thuhet se në dy vitet e fundit në Turqi ka pasur shumë pengesa në lirinë e të shprehurit. Po ashtu raporti thekson se pavarësia e sistemit të drejtësisë është minuar vazhdimisht dhe se disa ligje të reja të aprovuara janë në kundërshtim me standardet e BE-së. Raporti vjen pikërisht në kohën kur BE-ja ka nevojë për ndihmën e Turqisë për të përballuar dhe kontrolluar fluksin e madh të refugjatëve drejt Evropës. Komisariati i BE për çështjet e të drejtave të njeriut ka akuzuar Turqinë për “dështim” në mbarëvajtjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Një raport vjetor mbi perspektivat e Turqisë për anëtarësimin në BE thotë se janë bërë hapa prapa në dy vitet e fundit përsa i përket lirisë së shprehjes. Raporti gjithashtu identifikon mangësi të rëndësishme në ligjet e reja që shkojnë kundër standardeve të BE-së./ PT

OPINIONE

INTERVISTA