Rajoni

Përveç ambasadores së Turqisë, nuk kishte asnjë ambasador tjetër në ceremoninë për “Epopenë e UÇK-së” (Foto)

Në kuadër të manifestimit të përgjithshëm për “Epopenë e UÇK-së”, Forca e Sigurisë së Kosovës organizoi ceremoninë për manifestim në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë.
Manifestimi ku të pranishëm ishin udhëheqja më e lartë shtetërore, përfaqësues të institucioneve, familja Jashari, veteranë të UÇK-ës, mysafirë të lartë dhe shumë qytetarë.

Në mesin e mysafirëve ishte edhe ambasadorja e Republikës së Turqisë, Kıvılcım Kılıç por ajo se çfarë e tërhoqi vëmendjen e mediave ishte mungesa e ambasadorëve të shteteve të Quintit: (SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia) dhe përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Vlen të cekte se ambasadorët e shteteve të Quintit nuk morën pjesë as në homazhet tek Kompleksi e Memorialit Adem Jashari në Prekaz të Drenicës.

Manifestimi përfundojë me disa pjesë artistike nga orkestra frymore e Forcës së Sigurisë së Kosovës.