Rajoni

Përvjetori i ditëlindjes së Alia Izetbegovicit

“Këtë që neve e quajmë Bosnjë, nuk është vetëm pëllëmbë toke në Ballkan. Për shumicën prej neve Bosnja është ide. Ajo është bindje që njerëzit të religjioneve të ndryshme, të kombeve dhe traditave kulturore të munden bashkë të jetojnë”, janë fjalët e Alia izetbegovicit, kryetarit të parë të Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe themeluesit të Partisë së Aksionit Demokratik (SDA), të theksuara në New York në vitin 1997, gjatë ndarjes së shpërblimit të Qendrës amerikane për demokraci.

Alia Izetbegoviqi pikërisht u lind në ditën e sotshme para 93 vitesh, me 8 gusht të vitit 1925 në Shamac të Bosnjës. Shkollën fillore, gjimnazin dhe fakultetin juridik e ka kryer në Sarajevë, ndërsa në moshën 21 vjeçare është dënuar me tri vite burg për shkak të përkatësisë organizatës”Myslimanët e rinj”. Nga burgu doli në vitin 1949, ndërsa nga viti 1950 gjer 1960 ka punuar si udhëheqës i ndërtimeve. Pas saj 12 vite ka punuar si këshilltar juridik në firmat e ndryshme sarajevase.

Në pranverë të vitit 1983 u burgos, ndërsa në verë të atij viti është dënuar me 14 vite në procesin e montuar politik. Në burg qëndroi 6 vite. Pas daljes nga burgu në vitin 1990 me një grup ithtarësh ka themeluar partinë SDA, e cila në zgjidhjet e para demokratike fitoi shumicën e votave të korpusit zgjedhor boshnjak. Izetbegoviqi u zgjodh për anëtar të kryesisë së BeH-së, i cili gjatë luftës ka udhëhequr, ndërsa paralajmërimin nga tërheqja nga Kryesia e Bosnjës e Hercegovinës e kumtoi me 6 qershor 2000, ndërsa u tërhoq me 12 tetor 2001.

Izetbegoviqi është autor i numrit të madh të shkrimeve publicistike si dhe të librave të shkruara:”Islami në mes lindjes dhe perëndimit”,”Problemet e rilindjes islame”,”Deklarata islame”, “Ikja ime në liri”, “Kujtimet”. Në vitin 2004 janë botuar veprat komplete të Alisë në 10 vëllime. Është fitues i shumë shpërblimeve, sikurse Shpërblimi i mbretit Fejsal, medaljes së Qendrës amerikane për demokraci, ndërsa gazeta spanjolle “El mundo” e zgjodhi për personalitet të vitit 1995 në botë. Universiteti Marmara në Stamboll ja dha titullin e doktor nderit, ndërsa në forumin e mbajtur në Kran Montana në vitin 1998 fitoi çmimin për drejtat të njeriut.

Alia Izetbegoviqi ndërroi jetë me 19 tetor 2003, dhe u varros në varrezat e shehidëve(dëshmorëve) Kovaqi në Sarajevë. Në varrimin e tij morën pjesë 150.000 njerëz nga tërë Bosnja dhe bota, ndërsa telegramet e ngushëllimit kanë arritur nga 100 shtetet . Për rolin e Izetbegoviqit në mbrojtjen dhe ruajtjen e BeH-së dëshmoi edhe deklarata e diplomatit amerikan Richard Holbruk:”Po të mos ishte Alia, sot nuk do të ishte as Bosnja e Hercegovina”.

Presidenti i Turqisë Erdogan ka thënë se” vdekja e Izetbegoviqit “atë dhe popullin e tij e ka tronditur nga thellësia e shpirtit”, “Misioni i tij është shprehja e krenarisë njerëzore dhe qëndrueshmërisë mrrekulluese, që ka përfaqësuar nderin e krejt botës. Për vlerat për të cilat ka besuar, për popullin dhe shtetin e tij, ai është burim i pashtershëm i trimërisë dhe vlerave të jashtëzakonshme. Dhimbja me rastin e vdekjes së Izetbegoviqit populli im dhe unë e ndajmë me popullin vëllezër boshnjak”, ka thënë atëherë Rexhep Tajip Erdogani.

Gjatë pushimit të seancës së kuvendit të dytë boshnjak në Holiday In në Sarajevë dikush muret e sallës i ka ngjit me fotot e Alia Izetbegoviqit. Kur erdhi në foltore, ka thënë së pari të hiqen fotot e tija të ngjitura nga muret e sallës. Po të mos e kisha parë në vitin 1993, tani rahat nuk do të kisha mund ta thërras Alia, e edhe më pak Ali i dashur, megjithëse kur nuk më ka shkuar në mend që personalisht ta thërras me emrin e tij. Ai për mua gjithnjë ka qenë presidenti im”, ka thënë me rastin e vdekjes së Alia Izetbegoviqit, Nexhad Ibrishimoviqi, njëri nga shkrimtarët më të shquar boshnjak, shpirti i tij rahmet pastë.

“Unë gjendem në mesin e atyre të cilët e kanë mbrojt Aliun. Dhe nuk pendohem. Ai ishte njeri shumë i ndershëm dhe shumë pak ka ditë të gënjejë për të dal në fund me gënjeshtarët, me të cilët ishte i detyruar të bisedojë dhe të negociojë. E vendos në mesin e njerëzve me të cilën krenohem që i kam mbrojt. Ai gjendet në fatin e tillë tragjik, që nuk shoh se dikush do të bënte më mirë po të ishte në pozitën e tij”, ka thënë Predrag Matvejeviq, njëri nga shkrimtarët dhe publicistë të shquar të Bosnjës e Hercegovinës.

Burimi : FAKTOR / ML

OPINIONE