Irani deklaron mbështetjen ndaj Turqisë kundër sanksioneve të Amerikës

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Behram Kasimi kritikoi politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në disfavor të Turqisë dhe bëri të ditur se Irani është i gatshëm për çdo lloj mbështetjeje ndaj Turqisë.

“Turqia dhe populli turk mund ti bëjë ballë presioneve të kontrolluara nga jashtë” tha Kasimi për kanalin televiziv shtetëror iranian.

Në lidhje me ato që përjetohen ditët e fundit Kasimi tha se janë pranë Turqisë kundër sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se Turqia dhe Irani mund të jenë nga një mik i mirë dhe shtoi: “Vullnetet e popujve nuk mund të ndryshohen me tirani dhe kërcënime”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Behram Kasimi tha gjithashtu se edhe shtetet e tjera fqinje me Iranin duhet ta ndjejnë pranë Iranin dhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimin ndërmjet vendeve të rajonit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne