Pesë lëkundje tërmeti në pak minuta në Jug, epiqendra në Karaburun, më i madhi me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter

Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e djeshme deri në mesnatë në jug të Shqipërisë.

Sipas të dhënave, epiqendra e lëkundjeve ka qenë ka qenë në gadishullin e Karaburunit. Lëkundja më e fortë ka qenë me magnitudë 3.5 ndërsa të tjerat më të lehta.

Tërmetet kanë filluar nga ora 21:18 e orës lokale për të përfunduar në orën 22:02. Lëkundjet janë ndier nga banorët e zonës afër, në Orikum teksa nuk raportohet për dëme në njerëz por as dëme materiale.

A13745e0 04a0 4fe3 846e E49b6efdbc92

A9a3dcb9 4417 42b7 B042 D523e9f9b94a/BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne