Gjermani, hetime ndaj 30 mijë personave me dyshimin për abuzime me fëmijë

Në qytetin Bergisch Gladbach në rajonin Nordrhein-Westfalen (NRW) të Gjermanisë, njoftohet se policia ka filluar një hetim ndaj 30 mijë personave me dyshimin për abuzime me fëmijë.

Ministri i drejtësisë të NRW, Peter Biesenbach, në një konferencë për shtyp në Düsseldorf njoftoi se kanë filluar procesin hetimor ndaj këtyre personave që ndodhen brenda rrjetit të pornografisë së fëmijëve dhe abuzimeve të fëmijëve.

Ministri Biesenbach, bëri të ditur se në hetimet e kryera, ndaj të dyshuarve do të përdoren mënyrat teknike që përdoren kundër piratëve kibernetikë, terroristëve dhe trafikantëve të drogës.

Inspektorët duke u nisur nga adresat IP do të zbulojnë identitetet e atyre që i kanë gjetur gjurmët dhe të atyre që përpiqen të qëndrojnë anonim duke i fshehur ato, njoftoi ndër të tjera Biesenbach

Duke shpjeguar se zyrtarët po përpiqen të mbledhin prova pas ngjarjes së shfaqur në qytetin Bergisch Gladbach, ministri Biesenbach, informoi se punimet e kryera në shkallë rajoni do të përhapen edhe në shkallë vendi./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne