Irani lëshon urdhër arrest ndaj Donald Trump për vrasjen e gjeneralit Soleimani

Prokurori i Përgjithshëm I Teheranit ka lëshuar një urdhër arresti për Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe për 36 shtetas të tjerë, përfshirë zyrtarë të lartë të administratës amerikane, për vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani, i vrarë gjatë një bombardimi të kryer nga forcat amerikane në aeroportin e Bagdadit në 3 janar 2020.

Ali Alqasimehr, avokat i Teheranit tha para gazetarëve se akuzat ndaj Trump janë “vrasje dhe terrorizëm” dhe se gjyqi kundër tij do të vazhdojë pasi të ketë mbaruar mandatin si President I SHBA-ve. Ai nuk tha se kush ishin mbi 30 të kërkuarit, por ai saktësoi se Irani I ka dërguar një kërkesë për bashkëpunim Interpol-it. Kjo procedurë nuk i detyron shtetet që bëjnë pjesë në Interpol, të arrestojnë ose ekstradojnë të dyshuarit.

Para se të vritej në bastisjen më 3 janar, Qassem Soleimani ishte komandanti i forcave të Kudsit, një organ i posaçëm i Pasdaran, Rojet Revolucionere të Iranit, që merret me operacionet jashtë vendit.Vrasja e Soleimanit erdhi pas muajsh tensionesh midis Teheranit dhe Uashingtonit, në ngushticën e Hormuzit dhe në Irak, tensione që arritën kulmin në fund të dhjetorit me rrethimin dhe shkatërrimin nag ana e milicisë pro iraniante të ambasadës amerikane në Bagdad.

Në sulmin me raketa në aeroportin e kryeqytetit irakian, vdiq edhe Abu Mahdi al-Mohandes, nënkryetari i forcave të mobilizimit popullor, një milici irakene që ka lidhje të ngushta me Qudsin iranian.

“Gjenerali Qassem Soleimani është përgjegjës për vdekjen e mijëra amerikanëve. Ai ishte duke planifikuar të vriste shumë më tepër. Ne nuk e lejuam atë”, shkroi Trump pas sulmit./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne