Peshkopi në Danimarkë ndihmon në ngritjen e një xhamie

KOPENHAGË – Në mbështetje të një peshkopi lokal dhe kryebashkiak ndërtimi i një xhamie daneze mund të përfundojë në fillim të vitit 2018, pavarësisht protestave dhe pengesave nga aktivistët anti-islam, raporton Anadolu Agency.

“Roskilde, një qytet 30 kilometra në perëndim të Kopenhagës dhe vendbanim i gati 50 mijë qytetarëve, do të jetë vendi më i ri i kultit për komunitetin musliman”, tha Tuncay Yilmaz për AA, kreu i një shoqate jo-fitimprurëse.

Yilmaz bëri të ditur se ndërtimi i xhamisë, që filloi në shkurt të vitit 2016 me pjesëmarrjen e kryebashkiakut të qytetit Roskilde Joy Mogensen dhe peshkopit Peter Fischer-Moller, do të përfundojë në shkurt të vitit të ardhshëm.

Xhamia, e cila ka kapacitet për pothuajse një mijë personash dhe e cila do të quhet “Hagia Sophia”, u bë fokus i disa aktivistëve të krahut të djathtë të cilët vazhdojnë të pengojnë ndërtimin e saj.

Duke theksuar se plani i saj i ndërtimit ishte miratuar nga këshilli bashkiak, Yilmaz tha se protestuesit pretendojnë se në të ardhmen ezani do të transmetohet nga minaret e xhamisë, duke shtuar “Mirëpo, ne nuk kemi ndonjë ide të tillë”.

Aktet nënligjore lokale nuk lejojnë që ezani të transmetohet nga minaret.

Disa protestues që i përkasin organizatave anti-islame, të tilla si Stop Islamizimit të Danimarkës e themeluar në vitin 2005, më pas kishin në shënjestër kryebashkiakun e qytetit Roskilde dhe peshkopin lokal.

Aktivistët në muajin korrik interpretuan një regjistrim me zë të lartë të ezanit para shtëpive të kryebashkiakut dhe peshkopit në orët e hershme të mëngjesit. Një shërbim i kryer nga peshkopi në një katedrale lokale u ndërpre gjithashtu nga një protestë e ngjajshme në muajin gusht.


NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne