Peskov: Mirëpresim qëndrimin e vendosur të Presidentit Erdogan për sistemin S-400

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shprehu të dielën kënaqësinë e Rusisë nga qëndrimi i Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për blerjen e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 pavarësisht presioneve.

I pranishëm në një emision të televizionit “Rossiya 1”, Peskov vlerësoi qëndrimin e Turqisë në lidhje me blerjen e raketave S-400.

“Parimisht, numri i vendeve të pavarura dhe vetëvepruese është kaq i vogël, saqë mund të numërohet me gishtat e duarve. Rusia dhe Turqia hyjnë në kategorinë e këtyre vendeve. Me të vërtetë ka një presion të paparë. Mirëpresim këtë qëndrim të fortë dhe të vendosur të Presidentit Erdogan”, u shpreh ai duke theksuar se Turqisë po i ushtrohet një presion i madh në lidhje me këtë çështje.

Dmitry Peskov vuri në pah se një qëndrim i këtillë do të mundësojë vendosjen e dialogut në mënyrë të lirë dhe sovrane.

“Nëse ne kemi bërë një marrëveshje për një çështje, atëherë kjo punë ka marrë fund. Sipas kësaj do të ndjekim rrugën tonë. Kjo është e drejta jonë sovrane. Askush nuk mund të na kërkojë neve që të heqim dorë nga e drejta jonë”, pati thënë Erdogani në lidhje me blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne