Banorët e Astirit, të cilët preken nga projekti i Unazës së Re, kanë firmosur një peticion i cili do ti dorëzohet presidentit Ilir Meta, ku kërkojnë ngritjen e nje grupi hetimor për zbardhjen e projektit korruptiv siç e cilësojnë ata.
“Sot kemi përgatitur një kërkesë që do ti dorëzohet shumë shpejt Presidentit të Republikës në mënyrë zyrtare nga Unaza e Re.
Të kërkojë nga SHBA dhe Byroja Federale e Investigimit ose FBI që të ngrihet një grup hetimor i posaçëm dhe të dërgohet në Shqipëri bashkë me prokurorë shqiptarë për të hetuar në mënyrë të posaçme aferën e Unazës së Re”, tha avokati i tyre Artan Manushaqe.
Si çdo ditë të protestës, i pranishëm ishte deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili akuzon Kryeministrin si shkaktar të vuajtjes së banorëve.
Në ditën e 76 të protestës së tyre, banorët e Unazës së Re me thirrje ndaj qeverisë kërkojnë anulimin e projektit që prek banesat e tyre.