Peticion për të dënuarit në IEVP Peqin

PeticioN

Te dënuarve në IEVP Peqin
Drejtuar:

1.Ministrit të Drejtësisë
2.Drejtorisë së DPB-së
3.Prokurorit te pergjithshëm
4.Prokurorit te rrethit Elbasan
5.Drejtorisë së IEVP- së Peqin
Për dijeni dhe reagim
1.Presidentit të RSH
2.Kryesisë te kuvendit
3. Kryeministrit
4. Gjykatës kushtetuese
5. INST. të avokatëve penalist
6. Të KSHH-së
7.Avokatit tpopullit
8. Mediave

Baza ligjore:
Legjislacioni ndërkombëtar (mbikombëtar) dhe ai kombëtar , si dhe literatur e gjerë .

Objekti:
Kerkojmë zbatimin e te drejtave te sanksionuara ne legjislacionin e sipercituar , pasi shteti ka detyrimet e tij negative dhe positive për moscënim , mbrotjen e aplikimin .

Kërkesat:
Për të mos u zgjatur , një e pjes e madhe e ankes – kërkesave do te prezantohet duke listuar nenët e dhunuara ne trë pilastrët kombëtare të të Drejtave tona .

1. Kushtetuta (14 nene )
Nenet: 15;17/2; 18;24;25;28/5;36;48;49;53;55;57/1;59/1;/a/c/ç/ë/f; 60/1

2.Ligj 81/2020 (32 nene )
Nenet: 5;12;13 ;14 ;17/ç; 25 /2 /3; 30;30;34 ;35;36;38/2;39;40;41;43;44;45; 46;47;48/1 ; 49/3/7; 52/1/2; 54/2/6;58;61/1; 69/2;72;75;78/4;81/2;85

3.RR.P.B ( 33 nene)
Nenet: 1;2;5/6/1; 12;23;27;29;30;31;32;35;37;39;40;43;51;52;54;55;56;58;59;60;61;63;65;102;116/6/7/8; 119; 121; 125/4;129

4.Regjimi i posacëm (“41 bis”)
Ligji 81/2020 : nenet 17; 36 .
Rregullorja e posacmë : – nenet 8/3 ; 9 .

Kërkesat të tjera:

1.Amnisti gjithëpërfshirëse ( pa kritere) – 5 vjecare. Kjo për të gjitha arsyet qe dihen . Ishin me humane para 1990?!

2. Burgimi i perjëtshëm .- Të percaktohet në vite , si në BE e të jët 20 vjet . Të trajtohet me leje, punësim, arsimim, aftësim profesional etj . Tu jepet shanc si te tjerëve .

3.Te aplikohet lirimi pas kryerjes së 3/5 të dënimit . Për se mbahet ende ne sirtar ?! Zbatojeni !

4.Rikthimi i sigurisë së lartë në IVEP Fushë-Krujë.

5. Reduktim i kostës se telefonit

6. Të hiqet dënimi me burg për tel. celular.

7. Strehimi.- Sidomos për sigurin e lartë, të zbatohet për qëndrim vetëm, si në Rr.E.B, ashtu edhe në nenin 33/2 të ligjit.

8. Mundësim të kontakteve me median, neni 43/9 i ligjit 81/2020, si një faktor i rëndësishëm.

9. Të fiken dritat natën në dhomat e dënimit. Kudo i fikin. Kjo sështë salitare për trurin.

10. Çmimet e njësive tregtare pranë IEVP-ve. Po rregullohen me ligj e të jenë si kudo në BE, pra më të ulta ose max në nivelin e normalitetit.

11. Pakot nga familja të mos pezullohen, të jenë siç ishin.

12. Gjykata e rretheve për ulje dënimi.
Ligji i ri, 81/2020, është i përkeqësuar, konfuz dhe kondratiktor në këtë aspekt, duke ligjëruar kështu “ vjedhjen” e ditëve të lirisë së një të dënuari. Të merret parasysh kërkesa e familjeve e bërë 12 muaj pas kërkesës precedente e jo pas datës së vendimit precedent të gjykatës, ku humbën kot 2-3-6 muaj.

13. Largimi i drejtorit të DPB-së, sepse me urdhëresat e tij ka dhunuar në vazhdimësi legjislacionin ndërkombëtar ( mbikombëtar) dhe kombëtar.

Ne, të në IEVP-në Peqin, nëpërmjet konsultimeve të kryera që në nëntor 2019 ( para tërmetit) dhe një dokumenti të ngjashëm me këtë dërguar Ministrit të Drejtësisë, DPB-së, IEVP-së Peqin, nuk mund të mbajë një qëndrim indiferent e tolerant ndaj këtyre trajtimeve ofenduese, denigruese e poshtëruaese për dinjitetin njerëzor, prandaj kemi vendosur të reagojme në mënyrë legjitime në formën ekstreme të grevës së urisë. Pra, kërkojmë ambient të posaçëm për realizimin e saj në bazë te Udhëzimeve dhe Protokolleve për Menaxhimin e Grevës së Urisë, miratuar nga DPB ne vitin 2013. Kërkojme disponimin e këtij dokumenti. Do të ishte utopi, pritja, që ju të realizoni kërkesat e parashtruara, në marrëveshjen e me afat. Ne do të ndërmarrim Greven dhe pse ju s’doni, sepse nuk i kini lënë vend vetes të besosh në mirëkuptim njerëzor me ju! Nuk pranojmë negociata, kërkesat nuk janë të negocijueshme! Mos u mundoni të negocioni ligjet dhe veprat tuaja penale, ligji është mbi njeriun, ndërsa këtu ndodh e kundërta!!! Poshtërsi! Tani më, për të dënuarit, qështja nuk qëndron në reagimin thjeshtë me një peticion, por në principin nëse e duan dhe e respektojnë veten ose jo, nëse do të lejojmë të na përkëmbim si shtazë shtëpiake të nënshtruara ndaj padrejtësive tuaja apo do të reagojmë për dinjitetin dhe respektin e vetes. Bazat ligjore dhe precedent të kësaj natyre për përmirësim të sistemit peritenciar, si në rajon ashtu edhe në botë, ekzistojnë, mjafton vendosmëria e të shtypërve dhe …
Aty ku ka vullnet të madhë, nuk ka vështirësi të mëdha.

Kur të dënuarit sillen si dele, juve ju duket vetja ujqër por nëse ata ndërgjegjësohen mbi të drejtat legjitime e kërkojnë me forcën e ujkut…( dihet).

IEVP PEQIN

Dt. 20.09.2020
Me dinjitet të dënuarit e IEVP PEQIN

FIRMAT
Firmëtari i parë VERDI MORAVA

/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne