PETICION PUBLIK NË MBROJTJE TË TRASHËGIMISË KULTURORE DHE IDENTITETIT HISTORIK TË VLORËS

Gëzim Zilja 

 

Drejtuar: MEKI: Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore
KKTKM: Këshllit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Materiale.
AZHT: Agjencisë së Zhvillimitt ë Territorit.
AADF: Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.
Për dijeni: Avokatit të Popullit, Komisionerit për të Drejëtën e Informimit, Prefektitt ë Qarkut Vlorë, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Qendra Historike e Vlorës dhe ansambli “Justin Godard” përbëjnë një pjesë të rëndësishme të identitetit, historisë dhe kujtesës së qytetit.Projekti i “Muzeut Hebraik Shqiptar” i vendosur pranë monumenteve të mbrojtura të kategorisë së parë , ngre shqetësime serioze, për ndikimin në vlerat historike, arkitektonike dhe urbanistike të kësaj zone.
Ndër të tjera fshihet tërësisht pamja kryesorë e Qendërës Hitorikë dhe objektit kryesor Klubit Labëria.
Kërkojmë:
1. Pezullimin e menjëhershëm të punimeve deri në përfundimin e një verifikimi të plotë tekniko-ligjor të projektit
2. Kryerjen e një inspektimi të pavaraur ndërinstitucional me pjësëmarrjen e ekspertëve të trashëgimisë kulturore, urbanistike, arkitekturore dhe inxhinierisë, për të vlerësuar përputhshmërinë e projektit me legjislacionin dhe gjendje reale në terren.
3. Transparencë e plotë publike, duke vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin, studimet, miratimet dhe ekspertizat që lidhen me projektin.
4. Mbrojtjen e integritetit historik dhe urbanistik të monumenteve dhe hapësirës publike përreth tyre, në përputhje me legjislacionin për trashëgiminë kulturore.
5. Hartimin e një projekti të ri për të gjithë bllokun historik duke i trajtuar ndërtesat dhe hapësirat e tij si një ansambël të vetëm arkitektonik dhe urban dhe jo si një ndërhyrje të izoluar në një godinë të vetme.

Projekti duhet të respektojë këto parime të përgjithëshme të panegociueshme:
A. Ruajtjen e lartësisë dhe volumetrisë ekzistuese të ndërtesave historike pa shtesa katesh apo volumetrish te reja, përfshirë strukturat e lehta ose prej xhami
B. Ruajtjen e sheshit si hapësirë e lirë dhe e pandërtuar, duke garantuar fushëpamjet, dhe perceptimin e plotë të ansamblit historik nga bulevardi dhe sheshi, veçanërisht të Muzeut Etnografik.
C. Ruajtjen e vazhdimësisë të fasadës së Bllokut, pa ndërhyrje, volume, apo ura lidhëse që e fragmentojnë tërësinë e tij si ansambël arkitektonik
D. Rijetëzimin dhe rikonstruksionin e ndërtesave ekzistuese për funksion museal, përmes ndërhyrjeve restauruese që ruajnë vlerat e tyre historike arkitekturore
E. Mbrojtjen e integritetit dhe unicitetit të Muzeut Etnografik( (ish Klubi Labëria) duke garantuar që çdo ndërhyrje e re të mos ketë ndikim viziv negativ, apo strukturor mbi të dhe duke ruajtur rolin si element kryesor referues i ansamblit.

THIRRJE PËR VLONJATËT DHE SHQIPTARËT!
Ne mbështesim çdo nismë që promovon kujtesën historike dhe vlerat e humanizmit por besojmë se kjo duhet të realizohet pa cënuar trashëgiminë kulturore ekzistuese!
Të verifikohet, të garantohet transparenca dhe të mbrohet trashëgimia!
Një Monument i dëmtuar humbet përgjithmonë, ndërsa një projekt si Muzeu Hebraik, duhet të rishikohet sa nuk është vonë.
Shënim! Shpresojmë shumë në mendimet dhe vlerësimet e Inxhinierëve ndërtues, urbanistëve, arkitektëve dhe specialistëve të trashëgimisë kulturore, veçanërsiht vlonjatë ( Projekti është bërë nga studio izraelite) që t’i bashkëngjiten këtij peticioni, për ndalimin e Muzeut Ebraik Shqiptar (emërtim pa kuptim).
Peticioni do t’u niset institucioneve përkatëse të mësipërme ditën e hënë datë 28.09.2026

/fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne