Peticion për të shpallur George Sorosin ‘terrorist’ dhe për të konfiskuar pasurinë e tij.

Në më pak se dy javë, më shumë se 100,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion që akuzon investitorin miliarder George Soros për trazira kundër SHBA-ve, duke kërkuar që ai dhe bashkëpunëtorët e tij të deklarohen si “terroristë të brendshëm” dhe që pasuritë e tij të konfiskohen.

Peticioni u nis fillimisht më 20 gusht nga “E.B” për në faqen e internetit të peticioneve të Shtëpisë së Bardhë. Pasi që arriti pragun prej 100,000 nënshkrime para afatit të 19 shtatorit, Shtëpia e Bardhë tani do të duhet të japë një përgjigje formale.

Krijuesit e peticionit në faqen e internetit ‘We the People’ thanë se Soros “me dashje” u përpoq që të destabilizojë dhe në rastin tjetër të kryejë akte rebelimi kundër Shteteve të Bashkuara dhe qytetarëve të saj”. Autoret e peticionit thane se për të arritur këto qëllime: “Soros ka krijuar organizata të shumta me një qëllim të vetëm që të aplikojë taktikat terroriste të modelit Alinsky për të shkatërruar qeverinë amerikane “.

Modeli “Alinsky” i referohet organizatorit dhe shkrimtarit të komunitetit amerikan Saul Alinsky. Në librin e tij ‘Rregullat për Radikalët’, ai përshkruan 13 rregulla mbi luftën politike për të marrë pushtetin.
Peticioni i bën thirrje Departamentit të Drejtësisë që të “deklarojë menjëherë George Sorosin si dhe të gjitha organizatat e tij, anëtarët e stafit si terroristë vendas dhe të gjitha pasuritë personale ti konfiskohen në bazë te ligjit për konfiskimin e pasurisë civile”.

Një tjeter peticion i kohëve të fundit i profilit të lartë, i cili tashmë ka tejkaluar pragun prej 100,000 nënshkrimesh për të tretën herë, i bën thirrje Presidentit të SH.B.A.-së Donald Trump që ta klasifikojë grupin aktivist Antifa si një organizatë terroriste, duke i akuzuar ata për dhunë në demonstrata dhe nxitje për të vrarë policinë.

Shtëpia e Bardhë, megjithatë, ka lënë gati një duzinë peticionesh pa përgjigje që kur Donald Trump mori detyrën në shkurt dhe po konsideron mbylljen e shërbimit.

George Soros është një miliarder Hungarezo-Amerikan me një vlerë neto prej 25 miliardë dollarësh pasuri. Sipas Forbes ai renditet i 33-ti për nga pasuria në bote. 87-vjeçari investon shuma të medha pas shumë organizatave dhe projekteve, disa prej të cilave kanë qenë objekt i kritikave për vite me rradhë. Fondacioni i tij i Shoqërisë së Hapur, së bashku me USAID dhe National Endowment for Democracy, janë akuzuar për nxitjen e revolucioneve të ngjyrave me qëllim instalimin e qeverive miqësore me SHBA – që nga Serbia në vitin 2000 dhe deri në Ukrainë në vitin 2014./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne