Petrit Vasili: Kryeministri gënjen dhe me zë e figurë

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama por jo vetëm se gënjen me zë dhe figurë dhe kur kjo gjë i provohet ai gëzon më shumë.

Sipas tij, edhe ministrat gënjejnë për ekonominë, për varfërinë, papunësinë, arsimin dhe trajektorja shkon nga gënjeshtra tek mashtrimi.

STATUSI I VASILIT
Trajektorja e rilindjes nga gënjeshtra drejt mashtrimit….
Trajektorja nga gënjeshtra të mashtrimi dhe asgjë më shumë kjo është rilindja me gjithë zëfikurit, të çkrehurit dhe të ngrehurit brenda saj, qofshin këta gënjeshtarë apo mashtruese pak diferencë ka.
Gënjeshtra parathënie dhe mashtrimi si epilog ky është programi, strategjia,
timoni dhe tepsia e rilindjes.
Kryeministri gënjen dhe me zë e figurë dhe kur ia provojnë sheshit gëzon imbecilisht edhe më shumë.
Ministrat, që të justifikojnë veten gënjejnë edhe më shumë dhe sukses është kur gënjeshtrat shndërrohen në mashtrim.
Gënjejnë për ekonominë, për varfërinë, papunësinë, arsimin, shëndetësinë, për mrekullinë mbi dhe që i bën shqiptarët të ikin me mijëra.
Mashtrojnë për rendin, mashtrojnë për bandat, mashtrojnë për drogën, mashtrojnë për bërjen njësh me krimin ndaj shqiptaret ikin me mijëra.

Vasili

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne