Bota

Forcat izraelite në Bregun Perëndimor arrestojnë 17 palestinezë

Forcat izraelite në Bregun Perëndimor kanë arrestuar 17 palestinezë.

Ushtria izraelite në njoftimin e saj thekson se gjatë natës janë kryer bastisje në shtëpitë e palestinezëve në disa lokacione në Bregun Perëndimor dhe se palestinezët janë arrestuar për “aktivitete terroriste”.

Palestinezët e arrestuar janë dërguar në ambientet ku do të merren në pyetje.

Forcat izraelite shpesh kanë ndërhyrë në shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, ku nën akuza të ndryshme arrestojnë palestinezët.

Të dhënat zyrtare palestineze tregojnë se rreth 6.500 palestinezë ndodhen në burgjet izraelite.

Burimi: AA

OPINIONE