Bota

Britania nuk ndryshon qëndrimin për “vrasjen e Khashoggit”

Ministria e Punëve të Jashtme e Britanisë së Madhe bëri të ditur se pas deklaratave të Prokurorisë Publike të Stambollit në lidhje me rastin e vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, mbetet në deklaratat e fundit të Sekretarit të Jashtëm, Jeremy Hunt, lidhur me këtë çështje.

Pas deklaratës së Prokurorisë Publike të Stambollit në lidhje me vdekjen e Khashoggit, Ministria e Jashtme britanike u përgjigj në pyetjen e gazetarit të AA-së, ku është thënë se vazhdojnë të mbetet në qëndrimin e deklaratës së fundit të Sekretarit Hunt për këtë çështje.

Hunt duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve në Parlamentin britanik gjatë kësaj jave, vrasjen e Khashoggit e ka quajtur si “tmerruese dhe shokuese”. “Po rriten mundësitë që lajmet që dalin nëpër media në lidhje me vrasjen e Khashoggit, të jenë të vërteta”, tha ai.

Ai mohoi pretendimet në mediat britanike se shërbimet e inteligjencës britanike kanë patur dijeni për planet e Arabisë Saudite për Khashoggin.

Hunt edhe në një deklaratë të mëparshme tha se “Khashoggi është vrarë nga agjentët e një shteti me të cilin kemi raporte të afërta”.

“Nuk është i besueshëm pretendimi se është vrarë gjatë një sherri”, ka thënë Hunt.

Më tej ai ka vënë në dukje se hapat që do të ndërmarrë Britania e Madhe varen nga besueshmëria e deklaratës përfundimtare të zyrtarëve sauditë dhe nga besimi i tyre se një gjë e tillë nuk do të ndodhë më.

“Kush dha urdhrin për dërgimin e 15 zyrtarëve sauditë në Stamboll nga Arabia Saudite? Kur mësoi fillimisht qeveria e Riadit se Khashoggi ka vdekur? Pse u vonua hyrja e hetuesve në konsullatë? Çfarë ndodhi me kufomën e Khashoggit? Pse Arabia Saudite priti 17 ditë për të deklaruar vdekjen e tij?”, ka pyetur Hunt.

Burimi: AA

OPINIONE