Gül: Vrasja e Khashoggit është një çështje që nuk mund të mbulohet

Ministri turk i Drejtësisë, Abdulhamit Gül, në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, tha se askush nuk mund të shmangë përgjegjësinë për vrasjen. Sipas tij, kjo çështje i ka kushtuar gjithë botës dhe nuk mund të mbulohet.

Ministri Gül, në një konferencë të përbashkët pas një takimi në Ankara me ministrin hungarez të Drejtësisë, Laszlo Trocsany, ka bërë të ditur se kanë diskutuar për çështjet e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në takim është arritur dakordim për zhvillimin e një takimi mes juristëve në Turqi dhe Hungari si dhe është shpjeguar lufta e Turqisë kundër organizatës terroriste FETO dhe organizatave të tjera terroriste.

Në lidhje me deklaratën e bërë ditën e djeshme nga kryeprokurori e Stambollit për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, ministri Gül tha se “Prokuroria ka bërë një deklaratë zyrtare ku në kuadër të informacioneve dhe gjetjeve, Khashoggi është vrarë, masakruar në konsullatë”.

“Sigurisht që është e mundur të flitet për vështirësitë në këtë çështje. Sepse ndodhja e të dyshuarve në Arabinë Saudite shkakton që të mbesin pa përgjigje disa pyetje në lidhje me hetimin. Në këtë çështje është e nevojshme që të ofrohet mbështetje në hetim kryesisht nga zyrtarët sauditë. Ka patur një kërkesë për ekstradim, shpresojmë që të përmbushet. Krimi, vrasja ka ndodhur në Turqi, në Stamboll dhe autoriteti për hetim, gjykim i përket autoriteteve gjyqësore të Turqisë, në lidhje me këtë nuk ka asnjë dyshim”, tha Gül.

Ai ka ka rikujtuar se opinioni ndërkombëtar pret zbulimin e autorëve të vrasjes makabre të një njeriu, një gazetari, dhe se po kërkohet përgjigja ku është trupi i Khashoggit.

“Pavarësisht se autoriteti i prokurorisë ka bërë pyetje për këto çështje, ende nuk janë marrë përgjigjet për këto pyetje. Ne presim që këto pyetje të marrin përgjigje sa më parë. Për t’i dhënë përgjigjen këtyre pyetjeve gjyqësori turk do të vazhdojë me përpikëri të gjithë hetimin. Askush nuk mund të shmangë përgjegjësinë. Kjo çështje i ka kushtuar gjithë botës. Është një çështje që nuk mund të mbulohet. Ky është një gjyq që i gjithë njerëzimi, e gjithë ndërgjegjja botërore do ta ndjekë deri në fund. Po ashtu edhe nga zyrtarët sauditë ne presim bashkëpunim të ngushtë, ata duhet të japin mbështetje brenda një bashkëpunimi për zbardhjen e plotë të të gjithë ngjarjes”, tha ministri Gül.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne