Pezullimi i fondeve për bujqësinë në Shqipëri, e konfirmon Delegacioni i BE

Komisioni Evropian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet për fondet e BE për bujqësinë në Shqipëri. Ky fakt është konfirmuar nga delegacioni i BE-së në Shqipëri, ndërsa bëhet e ditur se KE ka hetuar pas akuzave për korrupsion sa i takon zbatimit të fondeve IPARD II.

Po ashtu, në përgjigjen e Delegacionit të BE-së thuhet se periudha e hetuar është viti 2014 deri në 2020, kohë në të cilën vendi drejtohet nga Partia Socialiste.

PËRGJIGJA E DELEGACIONIT

“Komisioni Evropian ka informuar qeverinë shqiptare se ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II. Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II. Komisioni Evropian nuk mund të komentojë mbi asnjë gjetje të mundshme të OLAF-it për zbatimin e programit IPARD II (2014-2020). Komisioni Evropian nuk mund të komentojë mbi asnjë gjetje të mundshme të OLAF-it për zbatimin e programit IPARD II (2014-2020) në Shqipëri. Hetimi i OLAF-it vazhdon. Kur OLAF të dorëzojë raportin përfundimtar, Komisioni Evropian do të informojë autoritetet shqiptare dhe, bazuar në gjetjet e raportit, do të marrë çdo masë të mëtejshme të nevojshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian.”, thuhet në reagimin për News24./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne