Pezullohet nga detyra rektorja e Universitetit të Shkodrës

Rektorja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi është pezulluar nga detyra. Dyshohet se Golemi u merrte studentëve para kundrejt notës. Me këtë detyrë do të ngarkohet zv rektorja, Rajmonda Kërçira.

Suzana Golemi është zgjedhur si rektore në universitetin Luigj Gurakuqi përpara një viti.

Vendimi është dhënë ditën e sotme nga ministrja e Arsimit Evis Kush

Në nje vidio, rektorja Golemi shfaqej duke marrë shumën prej 150 euro nga një student, në këmbim të një note kaluese në provim.

Në njoftimin zyrtar thuhet se pezullimi nga detyra bëhet me motivacionin “Për shkak të shkeljeve të rënda të ligjit”. Në ushtrimin e funksionit të rektorit, ministrja Kushi caktoi zv. rektoren e këtij universiteti znj. Rajmonda Kçira.

Deri në mesditën e sotme, në lidhje me këtë ngjarje, nuk pati asnjë reagim nga Senati i Universitetit të Shkodrës dhe as nga ish rektorja Golemi. Ndërkohë, prokuroria nuk ka ngritur deri tani ndonjë akuzë për korrupsion ndaj ish rektores Golemi.

Suzana Golemi u zgjodh rektore e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në vitin 2020.

Korrupsioni në Universitetet e Shqipërisë prej vitesh është një fenomen shqetësues.

Në një studim të realuzuar nga Qendresa Qytetare 73% e studentëve të anketuar, pohojnë se korrupsioni është i pranishëm në universitetin e tyre, ndërsa 78% e të anketuarve mendojnë se korrupsioni shfaqet te trupa akademike dhe punonjësit e administrates./ZeriAmerikes/GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne