“Pijet turke si burim shërimi”

Në Shkodër u realizua programi me titull “Pijet turke si burim shërimi”, i organizuar nga instituti turk “Yunus Emre”.

Programi filloi me fjalën e hapjes së drejtorit të institutit, Zafer Kiyici, i cili u shpreh se pijet kuruese turke, të përgatitura nga vlera ushqyese të shumëllojshme, të cilave sipas veçorive u shtohen edhe substanca të tjera ushqimore njihen si të shkëlqyera në aspektin e shijes dhe në ndikimin e dobishëm të shëndetit dhe theksoi vendin që ato zënë në kulturën turke.

“…Programet e prezantimit të gostitjes së pijeve janë element të kulinarisë turke, e cila zë një vend të rëndësishëm në kulturën e shtetit turk. Pijet e përgatitura nga vlera ushqyese të shumëllojshme të cilat sipas veçorive shtohen edhe substanca të tjera të ushqimeve.

Nga pijet që janë skalitur në kulturën turke mund të përmendim: hoshafin, komposton, lëngun e rrepës, mushtin, dhallën, bozën, çajin e zi, çajin a bardhë, kafenë, limonatën, salepin, shurupet e shumë të tjerë.

Nga këto pije tradicionaleqë njihen si të shkëlqyera në aspektin e shijes dhe ndikimit të dobishëm të shëndetit, shurupi shquhet si pije e shëndetshme në çdo stinë.

Disa nga pijet që i përkasin kulturës së shurupeve turke, të cilat përgatiten nga përzierja e frutave dhe erëzave të ndryshme janë shurupi i sarajeve,shurupi i hurmës indiane, shurupi i rrushit të papjekur, shurupi i frutave si ai i kumbullës, mollës, rrushit, portokallit, pjeshkës etj…”.

Pijet turke u pëlqyen shumë nga të ftuarit. Në këtë program ku pjesëmarrja ishte shumë e dendur, nuk mungoi edhe vëmendja e gjerë e medias./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne