Pjesëmarrësit në “Marshin e Paqes” nisen drejt Srebrenicës

Më 8 korrik, më shumë se 4.000 pjesëmarrës u nisën nga Nezuk, afër Tuzllës, në marshin prej 100 kilometrash drejt Srebrenicës. “Marshi i Paqes” organizohet për të nderuar viktimat e gjenocidit të vitit 1995 të kryer në zonën që ishte nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara.

Pjesëmarrësit do të ecin për tre ditë në rrugët e njëjta që përdorën banorët e Srebrenicës, teksa tentuan të kalonin në Tuzlla apo Kladnje në korrik të vitit 1995.

Pjesëmarrësit planifikojnë të arrijnë në Potoçari më 10 korrik, në mënyrë që një ditë më pas të marrin pjesë në ngjarjet që shënojnë përvjetorin e gjenocidit dhe funeralet kolektive në Qendrën Memoriale për Srebrenicën në Potoçari. “Marshi i Paqes” organizohet që nga viti 2005 dhe numri i pjesëmarrësve është rritur çdo vit.

Qëllimi i kësaj ngjarjeje është që të ndërtojë, përmirësojë dhe nxisë kulturën e përkujtimit të gjenocidit kundër boshnjakëve në Srebrenicë.

Gjatë ecjes treditore, pjesëmarrësit do të ecin mbi 30 kilometra në ditë. Rruga është e shënjuar dhe pjesëmarrësve u jepet ujë, ushqim dhe ndihmë mjekësore, nëse është e nevojshme./Bw

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne