Pjesëmarrje surprizë! Mbyllet zyrtarisht votimi në Mal të zi, shqiptarët synojnë dy deputetë, ja kur priten rezultatet

Mbyllet zyrtarisht votimi në Malin e Zi për zgjedhjet parlamentare. Lista shqiptare pret që të ketë të paktën 2 deputetë në parlamentin e Malit të Zi.

Në komunën e Tuzit janë mbi 8 mijë votues dhe në Ulqin mbi 10 mijë. Pjesëmarrja në total e shqiptarëve në Malin e Zi është rreth 65%.

Një rritje të konsiderueshme të votuesve shqiptarë ka pasur në orët e fundit. Surprizuese është pjesëmarrja në votime në të gjithë territorin e Malit të Zi, me afro 80%.

Kjo është një rritje me rreth 14% nga zgjedhjet e fundit të 2016, e cila shpjegohet me nxitjen e elektoratit gri për të marrë pjesë në votime.

Aktualisht ka dy skenare, ku njëri mund të nxjerrë me fitore të brendshme partinë e Presidentit Gjikanoviç, nisur nga pjesëmarrja e lartë, dhe skenari tjetër është që këto vota të shkojnë për partinë opozitare pro serbe, e cila ka rreth një vit që proteston e ndihmuar nga Kisha Ortodokse në Mal të Zi, për shkak të ligjit të fesë.

Ndaj dhe një rritje e opozitës malazeze nuk është surprizë. Nisur nga numri i votave, dy koalicionet shqiptare mund t’i marrin dy deputetë, edhe pse kjo nuk është e sigurt, për shkak të pjesëmarrjes së lartë. Rezultatet paraprake priten për rreth 90 minuta. /BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne