Turqia dënon djegien e Kuranit në Suedi

Turqia dënoi provokimin me djegien e Kuranit në qytetin Molmo të Suedisë.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punës së Jashtme shkruhet: “Dënojmë fuqishëm provokimin e shëmtuar ndaj Kuranit të një të ashtuquajturi politikan që shkoi nga Danimarka në qytetin Malmo të Suedisë së bashku me përkrahësit e tij”.

Në deklaratë theksohet se veprimet provokuese godasin rëndë kulturën e bashkëjetesës dhe vlerave të Evropës.

“Myslimanët në Evropë kohët e fundit janë ballë për ballë me qëndrimet raciste dhe islamofobike”, thuhet në deklaratë e cila vijon me këto fjalë: “Ky veprim i poshtër kundër Librit tonë të Shenjtë është një shembull që tregon qartë dimensionin kërcënues me të cilin përballen myslimanët në Evropë”.

“Autoritetet suedeze kanë hedhur një hap të drejtë në arrestimin e atyre që duke bërë protestë pa leje dhe nuk respektuan Kuranin e Famëlartë. I ftojmë autoritetet suedeze që edhe këtej e tutje të marrin çdo lloj mase kundër veprimeve që provokojnë myslimanët në vend”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punës së Jashtme./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne