Futen në pus për të rregulluar pompën, asfiksohen nga gazi dy persona në Vlorë

Dy persona janë futur në një pus në Vlorë për të rregulluar pompën dhe më pas janë asfiksuar nga gazi.

Bëhet fjalë për një 55 vjeçar dhe një 23 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Romës të Vlorës.

Ata janë nxjerrë nga familjarët dhe banorët zonës.

Ka qenë një fëmijë ai që ka lajmëruar banorët e tjerë të cilët më pas i kanë nxjerrë. Mësohet se ata po transportohen drejt spitalit rajonal të Vlorës dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se njëri prej tyre është duke marrë oksigjen, ndërsa tjetri nuk ka komplikacione./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne