Pjesëtarët amerikanë të KFOR-it hedhin mbeturina nga xhami i makinës [VIDEO]

Një veturë e pjesëtarëve të trupave amerikanë të KFOR-it që veprojnë në Kosovë është parë duke gjuajtur në mënyrë të pahijshme mbeturinat.

Në një video të cilën e kanë dërguar lexuesit në adresë të Gazetës Insajderi, shihet se si këta ushtarë e hedhin një qese me mbeturina nga dritarja e veturës, të cilët janë në lëvizje.

Ky veprim i pjesëtarëve të KFOR-it ka ndodhur në qytetin e Gjilanit.

Nuk është hera e parë që ndërkombëtarët veprojnë në kësi mënyre. Shpesh herë ata janë parë edhe duke parkuar vende pa vend veturat e tyre.

Ndërsa më poshtë mund të shikoni videon ku ushtarët e KFOR-it gjuajnë mbeturinat nga vetura:

/insajderi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne