“PKK përdor BE-në si bazë për aktivitete propaganduese dhe rekrutuese”

Grupi terrorist i PKK vazhdon të përdorë territorin e Bashkimit Evropian (BE) për propagandë, rekrutim, grumbullim fondesh dhe aktivitete të mbështetjes logjistike, thuhet në një raport të agjensisë së zbatimit të ligjit të BE-së të publikuar sot.

Raporti vjetor i terrorizmit i Europol sugjeron se PKK përfshihet në mënyrë aktive në aktivitete propagandistike, si dhe në grumbullim të parave në vendet evropiane si Belgjika, Gjermania dhe Rumania.

“Anëtarët dhe simpatizantët e PKK vazhduan të përfshihen në aktivitete legale dhe ilegale për të mbledhur fonde në mënyrë që të mbështesin grupin dhe bashkëpunëtorët e tij”, thuhet në raport.

Sipas raportit, disa vende evropiane informuan Europolin se grupi gjithashtu ishte i përfshirë në aktivitete serioze të krimit të organizuar.

Vitin e kaluar, simpatizantët e grupit terrorist vandalizuan xhamitë dhe dyqanet që i përkisnin komunitetit turk në Gjermani. Incidente të tilla janë raportuar edhe në Belgjikë dhe Zvicër.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e lisutar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Raporti i Europolit thotë gjithashtu se anëtarët e organizatës terroriste të ekstremit të majtë DHKP-C vazhduan të përdorin shtetet e BE-së si një bazë logjistike për të mbështetur operacionet e këtij grupi në Turqi.

“Shoqatat e krijuara në mënyrë legale përdoren si mbulesë për disa prej këtyre strukturave ilegale. Austria arrestoi një anëtar turk të DKHP-C, bazuar në një Garanci Evropiane të Arrestimit të lëshuar nga Greqia”, thuhet në raport.

DHKP-C është përgjegjës për disa sulme terroriste në Turqi, përfshirë sulmin e vitit 2013 ndaj ambasadës amerikane në Ankara, e cila martirizoi një roje turke të sigurisë. Grupi radhitet si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne