Plagosen me dhjetëra palestinezë në sulmin e ushtrisë sioniste në qytetin Ramallah

Në sulmin e forcave ushtarake të regjimit sionist në qytetin Ramallah në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës janë plagosur me dhjetëra palestinezë.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se si pasojë e sulmit të forcave ushtarake të regjimit sionist ndaj qytetit Ramallah, qendër e Bregut Perëndimor të Lumit Jordan dhe qendër e Autoritetit Autonom të Palestinës, si dhe gjatë përleshjes së palestinezëve me forcat ushtarake të regjimit sionist janë plagosur dhjetë të rinj palestinezë duke u qëlluar me plumba luftarak nga ushtarët sionistë. Gjithashtu gjatë këtyre përleshjeve, janë lënduar me dhjetëra palestinezë të tjerë.

Para kësaj, kanali televiziv Al Mejadin i Libanit ka deklaruar se forcat ushtarake të regjimit sionist duke sulmuar disa rajone në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, kanë arrestuar 23 palestinezë. Sionistët për realizimin e qëllimeve të tyre në kuadër të politikës pushtuese, për çdo ditë sulmojnë rajone të ndryshme të Palestinës dhe arrestojnë qytetarët palestinezë pa kurrfarë arsye./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne