Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen e ndodhur pak më parë në Qytet Studenti. 20-vjeçari i plagosur, është qëlluar 8 herë me thikë.
Gjenda e tij paraqitet stabël, pavarësisht se ka marrë plagë në krahë, gjoks dhe këmbë.
Aktualisht ai ndodhet në spital nën kujdesin e bluzave të bardha. Ndërsa, është arrestuar nga policia autori i plagosjes.
“Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia./BW