Plan sekret kundër krimit! FBI bashkë me agjentë gjermanë dhe italianë vijnë këtë javë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nisjen e një aksioni të gjerë të goditjes së krimit dhe bandave të lidhura me politikën, që do të udhëhiqet nga agjentë të FBI-s amerikane, agjentë gjermanë dhe italianë që vijnë këtë javë në Shqipëri. Një “task force”, plani i së cilës do të jetë sekret do të nisë punën, jo vetëm për ata që Rama i quajti “kriminelë me patllake”, por edhe “të inkriminuar me kollare”.
Në dukje entuziast për nisjen e këtij aksioni të quajtur “Forca e ligjit”, kryeministri Rama tha se një pjesë e planit të tyre do të jetë sekret dhe parashikon sekuestrimin e parave të krimit, për t’ia kthyer popullit.
“Eshtë ora e të vërtetës për marrëdhëniet e krimit me politikën apo politkës me krimin. Këtu do jemi e do të shohim” u shpreh Rama që foli për “mbylljen e epokës së pandëshkueshmirë për këdo, kriminel me patllake apo i inkriminuar me kollare”.
Rama falenderoi drejtorin e FBI-së dhe agjensitë e huaja ligjzbatuese gjermane dhe italiane, duke mos harruar ambasadorin amerikan, Donald Lu.

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne