Duke kërkuar mes të dhënave të 11 milionë dokumenteve të deklasifikuara të CIA-s, WikiLeaks ka zbuluar një raport nga viti 1986 mbi “skenarët e mundshëm që mund të çojnë në përmbysjen e presidentit Asad.” Duke treguar potencialin për shfrytëzimin e tensioneve sektare, raporti ironikisht shpjegon pse strategjia aktuale e ndryshimit të regjimit të SHBA-së është e gabuar.
Në janar, Agjensia e Inteligjencës Qendrore postoi online mbi 11 milionë dosje të deklasifikuara. Të hënën, WikiLeaks ka zbuluar se një prej këtyre dokumenteve përmban një raport sekret që përfshin skenarë për rrëzimin e Hafez al-Asadit (babait të Bashar al-Asadit), i cili shkon përgjatë gjithë rrugës së administratës Reagan.
Dokumenti është krijuar nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Çështjeve Globale nga Qendra e Përmbysjes dhe e Jostabilitetit të Jashtëm, dhe i është shpërndarë zyrtarëve të lartë të inteligjencës si dhe zyrtarëve nga Departamenti i Shtetit, Pentagoni, Këshilltarit të Reganit për Politikat e Lindjes së Mesme, Dennis Ross dhe William Eagleton, atëherë ambasador i SHBA-së në Siri.
Memorandumi rastësisht parashtron ato që CIA i parashikon të jenë “skenarët që mund të çojnë në përmbysjen e presidentit Hafez al-Assad në Siri.” Raporti nuk të lë aspak të dyshosh rreth natyrës dhe tonit të tij “qëllimisht provokues”.
Përpara 2011-ës së trazirave të pranverës arabe, e cila do të përfshinte Sirinë në një luftë të përgjakshme civile të mbështetur nga të huajt prej gati një çerek shekulli, raporti i CIA-s ka ofruar një plan efektiv për inteligjencën amerikane për të luajtur me fraksionizimin mes pakicës alevite (së cilës i takon familja Assad) dhe muslimanëve sunitë, të cilët përbëjnë rreth tre të katërtat e popullsisë së Sirisë.
Dokumenti vuri në dukje se ndërsa tensionet mes alavitëve dhe sunitëve kishin rënë në mënyrë të konsiderueshme nga mesi i viteve 1980, “potenciali për dhunë serioze komunale mbetet.” Në fakt, autorët e raportit thonë se një konflikt sektar që çon në luftë civile është një nga tre opsionet kryesore për ndryshimin e regjimit në Siri; dy të tjerat janë lufta për pushtet dhe pengesat ushtarake jashtë vendit në Liban apo Izrael, duke shkaktuar një grusht shteti.
“Një rebelim Sunit në fund të viteve 1970 dhe në fillim të viteve 1980 përfundoi kur Asadi grimcoi Vëllazërinë Muslimane që e udhëhoqi atë,” vë në dukje raporti. Ai shton megjithatë se “edhe pse ne gjykojmë se frika e raprezaljeve dhe problemet organizative e bëjnë të vështirë një sfidë të dytë Sunite, një reagim i tepruar i qeverisë për shpërthimet e vogla të disidencës sunite mund të shkaktojë trazira në shkallë të gjerë. Në shumicën e rasteve, regjimi do i përdorë burimet për të shtypur një lëvizje të opozitës sunite, por ne besojmë se dhuna e përhapur në mesin e popullatës mund të stimulojë një numër të madh të zyrtarëve dhe të rekrutëve sunitë pët të dezertuar ose për të shkaktuar një kryengritje, duke u përgatitur për luftë civile.”
“Sfida Sunite” e dështuar së cilës i referohet raporti ishte Mësymja e Hamas e shkurtit 1982, e njohur në Perëndim si “Masakra e Hamas”, në të cilën qeveria siriane grimcoi një kryengritje islamike të udhëhequr nga Vëllazëria Muslimane në qytetin perëndimor sirian të Hamas. Mësymja e qytetit rezultoi në vdekjen e qindra ushtarëve dhe militantëve dhe disa mijëra civilëve.
Pa hyrë në shumë detaje, raporti deklaroi se ndonjë “fushata e re e përgjithshme e dhunës Alavite kundër sunitëve mund t’i shtyjë edhe sunitët e moderuar që të bashkohen me opozitën. Mbetjet e Vëllazërisë Muslimane – një pjesë e kthyer nga mërgimi në Irak – mund të sigurojnë një bazë të udhëheqjes për lëvizjen.”
Për më tepër, raporti vlerësoi se “edhe pse regjimi i ka burimet për të shtypur një sipërmarrje të tillë, ne besojmë se sulmet brutale ndaj civilëve sunitë mund të nxisin një numër të madh të zyrtarëve dhe rekrutëve sunitë për të dezertuar apo për të shkaktuar një kryengritje në mbështetje të disidentëve, dhe Iraku mund t’i furnizojë ata me armë të mjaftueshme për të nisur një luftë civile.”
Duke sjellë në mendje e lidhjet e vjetra mes Damaskut dhe Moskës, që të kthehemi në vitin 1960, CIA u përpoq për të parashikuar reagimin e mundshëm të Bashkimit Sovjetik ndaj çdo përpjekjeje për të larguar Asadin. Ajo arriti në përfundimin se interesi më i mirë i Moskës do të ishte që të ruante status quo-në.
Në të njëjtën kohë, raporti sugjeroi se interesi më i mirë i Uashingtonit do të ishte që të shihte krijimin e një regjimi “të moderuar” sunit, një që “mund edhe të përfshijë edhe të afërmit e moderuar, të interesuar në sigurimin e ndihmës dhe investimeve perëndimore. Një regjim i tillë ndoshta do të jetë më pak i prirur për të përshkallëzuar tensionet me Izraelin”, shtoi raporti.
Për t’u zgjeruar në idenë e fundit, raporti shpjegoi se “të moderuarit e biznesit do të shohin një nevojë të fortë për ndihmën dhe investimet perëndimore për të ndërtuar ekonominë private të Sirisë, duke hapur rrugën për lidhje më të forta me qeveritë perëndimore.”
Në mënyrë nteresante, ndryshe nga pasuesit e epokës Obama, CIA e viteve 1980 kishte paralajmëruar se çdo kaos i zgjatur dhe luftë civile në Siri do e kthente atë në një “forcë të rrezikshme e të çrregullt në rajon,” dhe duke shtuar se “një qeveri e dobët në Damask mund të rrisë atraktivitetin e Sirisë si një bazë për terrorizmin”.
Ironikisht, raporti paralajmëroi gjithashtu se përfitimi që SHBA-ja mund të kishte nga rrëzimi Asadit “do të zvogëlohej … nëse fundamentalistët Sunitë do të mernin pushtetin.” Arsyeja, sërish, ka të bëjë me sigurinë e Izraelit: “Edhe pse traditat laike të Sirisë do e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë për fanatikët fetarë që të krijojnë një republikë islamike, që ata të kenë sukses duhet të thellojnë armiqësitë me Izraelin dhe të sigurojnë mbështetje dhe azil për grupet terroriste.”
Në realitet, natyrisht, përpjekja për të destabilizuar Sirinë në vitin 2010 ishte një përpjekje e përbashkët e SHBA-së dhe aleatëve të saj izraelitë, turq dhe të Shteteve të Gjirit. Do të jenë Turqia, Katari dhe Arabia Saudite, jo Iraku, që do të ofrojnë armët e përdorura nga militantët. Për më tepër, raporti i CIA-s nuk arriti të përmendë ose të parashikojë fluksin e dhjetëra mijëra xhihadistëve në Siri nga jashtë, edhe pse ajo po përdorte taktika të ngjashme në Afganistan kundër Bashkimit Sovjetik gjatë kësaj periudhe.
Është e panjohur nëse CIA e viteve 1980 me të vërtetë besonte se “të moderuarit” në të cilët ajo kishte varur shpresat e saj nuk do të përpiheshin menjëherë nga islamistët radikalë, megjithëse përvojat amerikane në Irak dhe Afganistan në vitin 2000 e bëjnë të pamundur që CIA e viteve 2000 të mos e parashikonte një mundësi të tillë. / © Gazeta Impakt